Aktualitet

Detaje nga plagosja në Shkodër/ Autorët ishin në këmbë kur qëlluan, 'shënjestra' pa 'histori'

"Shënjestra" e atentatit njihej në zonë si pronar i një bar restoranti, por nuk ishte person problematik.

D.XH
Detaje nga plagosja në Shkodër/ Autorët ishin në
Atentati ne Shkoder

SHKODËR- Të tjera detaje janë mësuar në lidhje me atentatin e ndodhur këtë mbrëmje në lagjen ’10 korriku’ në Shkodër. Personi i plagosur Selami Brahimi ndodhet tashmë i shtruar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore. Fatmirësisht, ai është jashtë rrezikut për jetën. Selami Brahimi nuk rezulton të ketë precedent penalë, pra nuk është një emër i njohur për Policinë.

Nga shtrati i spitalit, Brahimi ka deklaruar përpara oficerëve të policisë, se autorët kanë qenë në këmbë, kur kanë qëlluar në drejtim të tij.

Gjithashtu, Selami Brahimi njihet në zonë si pronar i një bar restoranti. Katër plumba kanë prekur njërin krah të tij, raporton Abc. Për t’i shpëtuar plumbave, ai ka dalë nga ana e pasagjerit. Policia po sekuestron kamerat e sigurisë, me qëllim që të identifikojë dhe arrestojë autorët e atentatit. Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të shtetasit Selami Brahimi, teksa ky i fundit po ecte me automjetin e tij. Policia vijon hetimet për kapjen e autorëve./ZËRI/

Poll

MOS HUMB