
TIRANË- Në fillim kriza mes çiftit mbretëror, historia sekrete e dashurisë mes Princ Lekës dhe fotografes së tij Blerta Celibashi dhe tani një dosje hetimore për dhunë ku përfshihen të afërmit e Elia Zaharias, janë raportimet të cilat ZËRI i ka ndjekur hap pas hapi dhe po qarkullojnë kudo në rrjet. Nën panoramën e lumtur të familjes mbretërore që kemi parë shpesh në dalje publike zyrtare duket se prej kohësh janë fshehur hije skandali të cilat sot u finalizuan me një njoftim zyrtar nga autoritetet ku edhe u zbulua dhuna dhe përplasjet brenda dy familjeve.
Lajmi po bën bujë kudo po aq sa edhe dita kur Elia Zaharia dhe Princ Leka kurorëzuan dashurinë në një ceremoni madhështore që u mbajt në Pallatin e Brigadave ku i thanë "PO" njëri-tjetrit.
Një oborr mbretëror ku për herë të parë mblodhi më shumë se 20 familje mbretërore, rreth 100 aristokratë dhe me dhjetëra të ftuar të tjerë të rëndësishëm, pa dyshim tërhoqi pranë vetes me dhjetëra media të akredituara për të pasqyruar eventin në kohë reale. Ceremonia mashështore u raportua me detaje nga mediat më prestigjioze në botë, si britanikja Daily Mail, spanjollja Hola e shumë të tjera.


Ndër anëtarët e familjeve mbretërore, të cilët morën pjesë në dasmë ishin: Mbretëresha Sofia e Spanjës, Perandoresha Farah e Iranit, Princi dhe Princesha Michael i Kentit, Princi i Kurorës Aleksandër dhe Princesha e Kurorës Katerina e Jugosllavisë, Princi Guillaume dhe Princesha Sibilla e Luksemburgut, Princesha Léa e Belgjikës, Dukesha e Madhe Maria Vladimirovna e Rusisë dhe anëtarë të tjerë nga familjet mbretërore të Italisë, Lihtenshtajnit, Rumanisë, Greqisë, Gjeorgjisë, Malit të Zi, Marokut dhe anëtarë të familjeve të tjera fisnike.



Pamje nga ceremonia në Pallatin e Brigadave, në plane të ndryshme. Momenti i kurorëzimit, vendosja e unazës, përshëndetja e të pranishmëve.
Fotot më poshtë:



Çfarë ka ndodhur tani?
Kriza në çiftin mbretëror shqiptare është thelluar edhe më shumë. Përpos divorcit, Princ Leka dhe Elia Zaharia pretendojnë se janë dhunuar nga njëri-tjetri pasditen e djeshme (5 mars 2024). Leka ka shkuar në komisariat ku ka bërë denoncimin dhe ka kërkuar urdhër mbrojtje. Në Komisariat ka qenë edhe babai i Elia Zaharias, Gjergj Zaharia i cili ka denoncuar po ashtu Princin për dhunë. Dyshes i është bërë akt ekspertimi mjekoligjor, ku janë konfirmuar shenja dhune në trupin e Eilas. Si Princi, ashtu dhe Elia, i janë drejtuar gjykatës për urdhër mbrojtje. Ndërkohë është publikuar në rrjet sherri mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë që ka degraduar në dhunë fizike. Princ Leka dhe ish-partnerja e tij aktorja Elia Zaharia, i dhanë fund martesës së tyre 7-vjeçare dhe rreth 1 dekade historie dashurie, nga e cila erdhi në jetë Princesha Geraldina II./ZËRI