Aktualitet

Detaje të reja nga vrasja e 68-vjeçarit në Mirditë, dyshohet një konflikt i vjetër me bashkëfshatarët

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, pasi kjo është hera e fundit që familjarët kanë folur me të

I.F
Detaje të reja nga vrasja e 68-vjeçarit në Mirditë,
Frederik Radi

MIRDITË- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja në Mirditë, ku Frederik Radi, 68 vjeç, u ekzekutua nga dritarja e dhomës së tij teksa po flinte.

Sipas “Top Channel”, dyshohet se 4 vite më parë ai është kërcënuar nga disa bashkëfshatarë me armë për kullotat. Por, Radi nuk e denoncoi ngjarjen në atë kohë dhe çështja u mbyll mes bashkëfshatarëve. Ndërsa familjarët shprehen se viktima çdo verë shkonte në fshat për të mbrojtur kullotat.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, pasi kjo është hera e fundit që familjarët kanë fol me të. 68-vjeçari ka fol për herë të fundit me të motrën në telefon dhe të hënën e bija e ka telefonuar disa herë, por nuk është përgjigjur. Ngjarja është zbuluar sot në 2 mëngjesit kur vajza e tij shkoi në fshat.

Burime bëjnë me dije për ZËRI-n, se policia ka shoqëruar disa banorë të zonës, për t’i pyetur nëse kanë dijeni për ngjarjen e rëndë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB