
TIRANË- Qëllimi i grabitësve këtë mbrëmja ka qenë të vidhnin një automjet në shtëpinë e Gim Himës në fshatin Prush të Tiranës. Por, nuk kanë mundur. Të tre, të armatosur me kallashnikov, trokitën në derën e shtëpisë së Gim Himës, rreth orës 19:13, kur në banesë ndodheshin vetëm dy të moshuar.
"Jemi policia", kanë thënë ata dhe më pas kanë nisur të vënë në zbatim planin e grabitjes. Skena është parë nga fqinjët, të cilët kanë njoftuar Policinë e Shtetit.
Por, në momentin që kanë dëgjuar sirenat dhe kanë parë efektivët, grabitësit kanë qëlluar me armë zjarri drejt tyre. Gjatë arratisjes, kanë tërhequr zvarrë me makinë dhe një prej efektivëve e më pas janë larguar. Tre autorët ishin me një mjet top "Audi" me ngjyrë të bardhë dhe me targa AA943SG, të cilat i kishin vjedhur. Ata janë larguar drejt zonës së Liqenit të Thatë, ndërsa Policia e Shtetit është vënë në kërkim të tyre.