Aktualitet

"Jemi policia"/ Grabitësit u futën me uniforma blu e kallashnikovë në banesën ku ndodheshin dy të moshuar

Skena është parë nga fqinjët, të cilët kanë njoftuar Policinë e Shtetit.

F.m
"Jemi policia"/ Grabitësit u futën me uniforma blu e
Prush

TIRANË- Tre personat e armatosur që tentuan të grabisnin një banesë në fshatin Prush të Tiranës këtë mbrëmje janë prezantuar si efektivë policie. ZËRI ka mësuar se të tre kanë trokitur në derën e shtëpisë së Gim Himës, rreth orës 19:13, kur në banesë ndodheshin vetëm dy të moshuar.

"Jemi policia", kanë thënë ata që ishin veshur dhe me uniforma blu dhe më pas kanë nisur të vënë në zbatim planin e grabitjes. Skena është parë nga fqinjët, të cilët kanë njoftuar Policinë e Shtetit.

Por, në momentin që kanë dëgjuar sirenat dhe kanë parë efektivët, grabitësit kanë qëlluar me armë zjarri drejt tyre. Gjatë arratisjes, kanë tërhequr zvarrë me makinë dhe një prej efektivëve e më pas janë larguar. Tre autorët ishin me një mjet top "Audi" me ngjyrë të bardhë dhe me targa AA943SG, të cilat i kishin vjedhur. Ata janë larguar drejt zonës së Liqenit të Thatë, ndërsa Policia e Shtetit është vënë në kërkim të tyre. 

Poll

MOS HUMB