Aktualitet

DETAJE/ Vinçieri humbi jetën, djali i tij në gjendje kritike

Landi Verçani po drejtonte vinçin i cili ra në kontakt me linjën elektrike me tension të lartë që shkaktoi shpërthimin e fuqishëm. 

a.l
DETAJE/ Vinçieri humbi jetën, djali i tij në gjendje kritike
Pamje nga vendi i ngjarjes

LUSHNJE- Një punëtor i magazinës në Karbunarë që shpërtheu pasditen e sotme ndërroi jetë, pak minuta pasi mbërriti në spital. Landi Verçani po drejtonte vinçin i cili ra në kontakt me linjën elektrike me tension të lartë që shkaktoi shpërthimin e fuqishëm. 

Në momentin e shpërthimit në magazinë ka qenë edhe djali i tij i cili po transportohet me urgjencë në gjendje të rëndë për jetën. Mes të plagosurve është edhe deputeti socialist Bujar Çela dhe 6 persona të tjerë të cilët gjithashtu ndodhen në spital por jashtë rrezikut për jetën. 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:05 në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i Plasmasit" në një kapanon në punim e sipër. Shpërthimi i fuqishëm u shkaktua nga kontakti i një vinçi me linjën e tensionit të lartë 5 volt që ndodhej sipër magazinës./ZËRI 

Poll

MOS HUMB