Aktualitet

Detyronte të birin e mitur të shiste drogë në park, arrestohet shqiptarja në Itali

Pas hetimeve u zbulua se 30-vjeçarja së bashku me vëllain e saj 27-vjeçar dhe partnerin e saj italian ishin të përfshirë në trafikun e drogës.

I.F
Detyronte të birin e mitur të shiste drogë në park,
Pamje nga operacioni i policisë

MANTOVA- Një 30-vjeçare shqiptare akuzohet që së bashku me vëllain dhe partnerin e saj italian ka shfrytëzuar dhe dhunuar të birin 14-vjeçar për të shitur drogë në një park lojërash në Mantova të Italisë. Policia nisi hetimet ndaj saj disa muaj më parë, pasi ajo po qëndronte e armatosur në park së bashku me dy fëmijët e saj, dhe me disa doza kokaine dhe hashashi.

Pas hetimeve u zbulua se 30-vjeçarja së bashku me vëllain e saj 27-vjeçar dhe partnerin e saj italian ishin të përfshirë në trafikun e drogës. Të tre dyshohet gjithashtu se me kërcënime dhe dhunë e kanë shtyrë djalin e mitur që të shpërndante kokainë dhe hashash për ta.

14-vjeçari iu besua disa familjarëve, të cilët i ofruan garancitë e nevojshme për t’i dhënë mbrojtje. Ndërsa 30-vjeçarja dhe bashkëpunëtorët e saj janë lënë në burg. /ZËRI

Poll

MOS HUMB