Aktualitet

Atentati në Shkodër/ 66-vjeçarja mbeti viktimë, ky është çifti që u përplas nga makina e Hamza Licit

Por motoçikleta me të cilën po udhëtonin u përplas nga makina tip "Benz", në drejtimin e të cilës ishte Hamza Lici që tashmë kishte ndërruar jetë nga plumbat.

I.F
Atentati në Shkodër/ 66-vjeçarja mbeti viktimë, ky
Bashkim dhe Flutura Basha

SHKODËR- Flutura dhe Bashkim Basha ishin dy të pafajshmit që krimi nuk pyeti! 66-vjeçarja që mbeti viktimë në atentatin mafioz në Dobraç ishte nëna e 3 fëmijëve, që po kthehej nga puna së bashku me bashkëshortin e saj, Bashkimin, i cili po lufton për jetën në spital. Por motoçikleta me të cilën po udhëtonin u përplas nga makina tip "Benz", në drejtimin e të cilës ishte Hamza Lici që tashmë kishte ndërruar jetë nga plumbat.

Atentati në Shkodër/ 66-vjeçarja mbeti viktimë, ky

Pasditen e djeshme, 4 persona kanë komplotuar dhe realizuar vrasjen e Hamza Licit, vëllait të Ibrahim Licit. I riu, vetëm 23 vjeç ndërroi vend menjëherë nga plumbat e marrë, ndërsa shoku i tij, Arlind Bushati ndërroi jetë disa orë më vonë në spital. Djali i ish-kandidatit të Partisë Demokratike për Bashkinë e Shkodrës kishte marrë një plumb në kokë. Kjo masakër i kushtoi jetën edhe një kalimtareje të rastit, Flutura Bashës. Kjo e fundit po shkonte në shtëpi me të shoqin, kur motoçikleta e tyre u përplas nga "Benzi" i Licit që kishte humbur jetën në timon. Flutura Basha ndërroi jetë në vend, ndërsa Bashkim Basha ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Tashmë ka nisur aksioni për kapjen e autorëve, por deri më tani pas ka mbetur vetëm makina e tyre e djegur. /ZËRI

 

Poll

MOS HUMB