Aktualitet

Dhuna makabre ndaj kafshëve të pastreha! Protestë para Akademisë së Arteve

Duke marrë shkas nga rastet e shtuara të dhunës ndaj kafshëve, kryesisht ndaj qenëve, qytetarët do të mblidhen para Akademisë së Arteve për të protestuar.

k.m.
Dhuna makabre ndaj kafshëve të pastreha! Protestë para
Foto ilustruese

TIRANË- Të shtunën e ardhshme, më 26 shkurt, në Tiranë do të mbahet një protestë për mbrojtjen e kafshëve. Duke marrë shkas nga rastet e shtuara të dhunës ndaj kafshëve, kryesisht ndaj qenëve, qytetarët do të mblidhen para Akademisë së Arteve për të protestuar.

Qytetarët do të kërkojnë edhe mbështetje shtetërore për të mbrojtur kafshët e endacake dhe jo vetëm nga dhunuesit.

Dhuna makabre ndaj kafshëve të pastreha! Protestë para
Lajmërimi

"A do të zbatohet ndonjëherë ligji për mbrojtjen e kafshëve?! A do të na lini të jetojmë në paqe në vendin tonë?! Ka ardhur – dhe ka kaluar – koha të REAGOJMË! Dhe jo vetëm të reagojmë… por të VEPROJMË! Kërkojmë mbështetje shtetërore. Kërkojmë drejtësi. Kërkojmë dinjitet për çdo krijesë që jeton në këtë tokë. STOP DHUNES NDAJ KAFSHEVE!Zgjohuni. Bashkohuni. Tani! 26 Prill, 11:00, Akademia e Arteve,"-bëhet me dije në postimin e shpërndarë në rrjetet sociale./ZËRI

Poll

MOS HUMB