Aktualitet

Dhuna ndaj të miturit/ Arrestohen 2 edukatoret, avokati: U hiperbolizua

Policia bën me dije se ka arestuar dy prej edukatoreve, të cilat do të qëndrojnë për 48 orë nën arrest deri sa të dalin para gjykatës. 

E.K
Dhuna ndaj të miturit/ Arrestohen 2 edukatoret, avokati: U hiperbolizua
Pamjet e dhunës në kopësht

KOSOVË- Tre edukatorët që u shfaqen në videon e dhunës ndaj një tre vjeçari në kopshtin “Gëzimi Ynë” në Fushë Kosovë janë shoqëruar në Polici dhe po merren në pyetje nga efektivët në lidhje me rastin. Pamjet e tmerrshme të dhunës në instititucionin që pritet të edukojë brezat e rinj kanë tronditur opinionin publik dhe familjarët. Ndërkohë Policia bën me dije se ka arestuar dy prej edukatoreve, të cilat do të qëndrojnë për 48 orë nën arrest deri sa të dalin para gjykatës. 

Policia re KosovësPas përfundimit të fazës preliminare të veprimeve hetimore, me rekomandimin e prokurorit të shtetit, policia inicioi një hetim në drejtim të veprës penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, dhe me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit ndaj të dyshuarave;
• N. M, femër, 64 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës, si dhe
• ​N. H, femër, 56 vjeç, shtetase Republikës së Kosovës, u shqiptua masa e ndalimit prej 48 orësh

Avokati i edukatores Naime Musa, e cila shfaqet dhe në video duke dhunuar të miturin, shenjat e dhunës ndaj të cilit janë në trup ka deklaruar para mediave se rasti është hiporbolizuar nga mediat dhe nga publiku. Bajram Zagiani tha se nuk dihet se kush i ka publikuar ata pamje dhe detaje të tjera.

Bajram Zagani: Unë jam avokat i Naime Musa, intervistimi ka zgjat 40 minuta, kjo çështje është duke u zmadhuar së tepërmi, së pari nga mediat e më pastaj nga prindërit.

Ngjarja ka prekur opinionin publik të cilët shprehen të shqetësuar në lidhje me sigurinë dhe kujdesin që u ofrohet fëmijëve të tyre në institucionet arsimore. Policia e Kosovës nuk ka komentuar më gjatë ngjarjen pasi është në pritje të përfundmit të seancës së marrjes në pyetje.

Në pamje shihen dhe edukatoret e tjera të cilat të gjendura përballë një akti dhune ndaj një të mituri nuk reagojnë por bashkëpunojnë në heshtje dhe pranojnë ngjarjen. Të tre edukatorët janë ende duke u marrë në pyetje./Zëri

Poll

MOS HUMB