
TIRANË- Zbardhet dëshmia e edukatores Majlinda Dehima, e cila dhunoi një 3-vjeçare në ambientet e kopështit "Stinët". Në rrëfimin që ka bërë në Prokurorinë e Tiranës, ajo ka pranuar se e ka dhunuar të miturën sepse kishte nisur të qante. Madje, më pas, shtoi se menjëherë pasi i kishte pikasur këmbën e dëmtuar, kishte njoftuar Drejtoreshën e kopështit, duke ngritur më pas edhe versione se si mund të ishte dëmtuar e mitura. Duke hequr kështu çdo përgjegjësi nga vetja e saj. Sipas edukatores, mundësia e vetme ku fëmija mund ta ketë thyer këmbën është pikërisht krevati. Në dëshminë e saj, ajo tha se krevati ka hapësira ku herë pas here fëmijët në mënyrë të pavullnetshme i futin këmbët dhe përdridhen duke u rrezuar.
"Vajza mund të jetë dëmtuar tek krevati. Vura në dijeni edhe Drejtoreshën. Vajzën e qëllova sepse doja të kisha vëmendje, pasi ajo gjithë kohës vetëm qante,"-tha Majlinda Dehima. Aktualisht, ajo është e lirë, pasi ndaj saj është vendosur "procedim në gjendje të lirë", ndërkohë që e vogla është në spital.
Dhunimi i një vogëlusheje 3-vjeçare në koshtin “Sinët’, në Tiranë shkaktoi një reagim të fortë public. Ngjarja e rëndë referuar dhe pamjeve filmike është kryer rreth orës 10 të paradites në datën 1 Nëntor, ndërkohë që prindërit janë njoftuar vetëm në orën 15:00 pasi këmba e vajzës kishte pësuar shumë enjtje. Rasti u denoncua publikisht në emisionin “STOP”, ku përmes pamjeve filmike dhe fotografive u qartësua dhuna psikologjike dhe fizike ndaj fëmijës. Dhuna rezulton se është kryer nga edukatorja Majlinda Dehima, e cila ditën e sotme u shoqërua në Komisariat. Disa orë më vonë, Polica në një njoftim zyrtar deklaroi se ka vendosur të hetojë në gjendje të lirë edukatoren, si dhe pezullimin nga detyra të zëvendës-shefit të Komisariatit nr.1 në Tiranë, Rustem Dervishit dhe 2 vartësit e tij, Ylli Çako dhe Ergys Brahimaj. Ndërkohë Ministria e Arsimit në reagimin e saj bëri me dije se kopshti ishte pa licencë, por ndaj drejtoreshës së këtij kopshti nuk është marrë ende asnjë masë./Zëri.ai