Aktualitet

Dhunoi me sende të forta 65-vjeçaren, shoqërohet në Polici kujdestarja

Ngjarja ndodhi paraditen e së martës në konviktin e Shkodrës.

k.m.
Dhunoi me sende të forta 65-vjeçaren, shoqërohet në Polici
Foto ilustruese

SHKODËR- Kujdestarja 44-vjeçare në konviktin e Shkodrës, e cila u shpall në kërkim për dhunë ndaj një të moshuare është kapur dhe shoqëruar në Policinë e Shtetit. Policia e Shkodrës ka nisur procedimet për kujdestaren që dhunoi një 65-vjeçare, duke i nisur procedimin në gjendje të lirë. Ngjarja ndodhi paraditen e së martës në konviktin e Shkodrës.

“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për shpalljen në kërkim të shtetases 44 vjeçe, pasi dyshohet se ka goditur me send të fortë, një shtetase 65 vjeçe, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë kapur dhe shoqëruar në Komisariat. Në përfundim të veprimeve, pas konsultimit me prokurorin, nisi procedimi në gjendje të lirë për këtë shtetase,"-njofton Policia.

Poll

MOS HUMB