Aktualitet

Dhunoi policët dhe i kërcënoi me jetë, shqiptari “çmendet” në sallën e gjyqit: Nuk keni respektuar të drejtat e mia

Ndërsa eksperti psikiatrik rekomandoi që ai të transferohet në një spital psikiatrik.

I.F
Dhunoi policët dhe i kërcënoi me jetë, shqiptari
Pamje nga paraburgimi

PARIS- Një shqiptar i dënuar në Francë është konfliktuar në sallën e gjyqit me disa policë dhe i ka dhunuar ata. Bëhet fjalë për 32-vjeçarin, Ismail G., i cili është dënuar me 4 vite burg. Gjithashtu, 32-vjeçari refuzopi të përfaqësohet nga një avokat dhe u soll keq gjatë gjithë procesit gjyqësor. Sipas prokurorit, ai është një person “narcisist”, me “çrregullime të personalitetit” dhe “impulsiv” me një sjellje të keqe. Shqiptari pranoi sjelljen e tij të keqe para gjyqtarët duke thënë se kjo është për “hakmarrje”, pasi “të drejtat” e tij nuk janë respektuar në paraburgim dhe prandaj sulmoi rojet e pranishme në sallën e gjyqit.

Mes të lënduarve ishte një oficer burgu i plagosur me një copë xhami, i cili u trajtua në spital ku mori 17 qepje nga veshi në faqe. Dy të tjerë pësuan lëndime të konsiderueshme përkatësisht në gjunjë dhe kyçe. Ismail G. kërcënoi gjithashtu se do të vriste disa roje në burgun Bordeaux-Gradignan, i ofendoi dhe i pështyu në fytyrë. Ndërsa eksperti psikiatrik rekomandoi që ai të transferohet në një spital psikiatrik.

Ndërsa shumë sindikata franceze denoncojnë rregullisht “mbipopullimin kronik” të qendrës së vuajtjes së dënimit, pavarësisht inaugurimit në maj të një godine krejt të re. Sipas Ministrisë së Drejtësisë, që nga 1 korriku, aty u burgosën 893 njerëz me një kapacitet prej 539 vendesh. /ZËRI

Poll

MOS HUMB