
GREQI- Ymer Haxhiaj i akuzuar për ndërprerjen me dhunë të shtatzënisë së partneres së tij Athina Marula, 19-vjeç është lënë i lirë me kushte kufizuese. 27-vjeçari ka deklaruar se është i pafajshëm dhe më në fund pas përfundimit të faljes është lënë i lirë me kushte shtrënguese.
Kushtet kufizuese të vendosura ndaj tij janë pagesa e garancisë (2000 euro) dhe të mos afrohet 19-vjeçares.
Avokati i 27-vjeçarit argumentoi duke thënë: Ai nuk ka bërë asgjë, duke pasur si udhërrëfyes raportin mjeko-ligjor ku thuhet se nuk ka asnjë gjurmë dhune ndaj paditësit konkret dhe pretendime të tjera që tregojnë kundërshtimin e pretendimet e paditesit. Të gjitha pretendimet e saj janë kontradiktore. Ai doli nga spitali në orën tetë të mëngjesit dhe shkoi të merrte nënën e saj për të cilën e njoftoi, u ul me të për dy tre orë në spital dhe pastaj në mesditë i solli lëngje dhe gjëra të tjera. Ai ishte gjithmonë me të.
Pas lirimit, ka folur për mediat greke e reja, duke thënë se ka frikë se 27-vjeçari do ta dëmtojë atë dhe gjyshen e saj.
“Më frikëson aq shumë që ai u lirua, ai mund të më dëmtojë mua ose gjyshen time. Ai na tha se nëse shkon në burg do të na dëmtojë. Unë nuk e di çfarë të them. Ky njeri nuk ndjen keqardhje për vrasjen e fëmijës tim. Mund të dëmtojë dhe gjyshen time, sepse thotë se është shqiptar. Gjyshja ime ka pagëzuar një vajzë nga Shqipëria, nuk ka pasur kurrë një qëndrim racist ndaj askuj,"-u shpreh Athina.
27-vjeçari shqiptar u arrestua në vendin e quajtur Cilivi prej policisë së ishullit Jonian, pasi sipas denoncimit në adresë të tij, dhunoi, mbajti peng dhe detyroi në abort, Athina Marula, 19 vjeçe. Fillimisht çifti bashkëjetoi për disa kohë, por duket se kanë nisur edhe mosmarrëveshjet, ndaj dhe Marulas vendosi që të largohej nga banesa dhe jetonte me prindërit e saj.
Dyshohet se Haxhiaj pak ditë më vonë Haxhiaj ka shkuar në banesën e saj dhe e mori Marulanë me automjetin e tij dhe iu drejtuan banesës në Cilivi. Ai mendohet se e lidhi viktimën me litarë nga duart dhe këmbët dhe pasi e dhunoi, e detyroi atë me marrë dy kokrra ilaç për të dështuar fëmijën. Brenda pak minutash e reja e humbi fëmijën e cila sipas mjekut ligjor ishte 6-8 javësh. Për shkak të dështimit të pa kontrolluar, hemorragjia ishte e madhe, çka e detyroi autorin ta çojë viktimën në spital.
Nga ana tjetër babai i 27-vjeçarit, Ramadan Haxhiaj ka mohuar ngjarjen dhe ka deklaruar se kanë qenë familja e vajzës ata që nuk kanë qenë dakort me lidhjen e tyre. Sipas tij ka qenë gjyshja e 19-vjeçares ajo që i ka dhënë kokrra mbesës së saj, në mënyrë që të abortonte./ZËRI