Aktualitet

Digjen 2 banesa në Gjirokastër, municionet e braktisura rrezikojnë zjarrfikësit

Banesat të cilat janë djegur plotësisht, ishin në pronësi të dy vëllezërve.

f.t
Digjen 2 banesa në Gjirokastër, municionet e braktisura
foto ilustruese

GJIROKASTËR-Dy banesa janë përfshirë nga flakët në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Mandati i dytë”, ndërsa banesat mësohet se janë djegur plotësisht. Banesat e djegura ishin në pronësi të dy vëllezërve Çezar Gjoksit dhe Çlirim Gjoksit. Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Zjarri ka aktivizuar sasira fishekësh luftarak të braktisur gjatë trazirave të vitit 1997 që ndodheshin në territorin përreth shtëpive duke e vështirësuar punën për shuarjen e flakëve. Në vendngjarje kanë ndërhyrë 4 automjete zjarrifikës me grupet përkatëse si dhe forca policie.

“Banesat ishin perfshirë nga flakët dhe ishte vështirë dhe ndërhyrja jonë pasi përreth kishte shperthim si pasojë e fishekëve të braktisur”,-pohojnë zjarrfikësit

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit. /ZËRI

Poll

MOS HUMB