
SHKODËR- Një 67-vjeçare ka pësuar djegie në fytyrë e trup në momentin që ka qenë duke djegur mbeturinat në oborrin e shtëpisë së saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Tamarë në Shkodër. Gruaja me inicialet L.T., ka ndezur zjarrin për të djegur mbeturinat, por është dëmtuar vetë. Ajo është dërguar në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjeksore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi: Në fshatin Tamarë, shtetasja L. T, 67 vjeçe, ka pësuar djegie të lehta, dyshohet gjatë përpjekjes për të parandaluar përhapjen e flakëve të zjarrit që kishte ndezur në oborrin e banesës për djegien e disa mbeturinave. Si pasojë, shtetasja L. T, po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.