
VOLOS - Detaje të reja po dalin në dritën për vrasjen e ndodhur të martën r në Volos, kur një 50-vjeçar vrau kunatin e tij 33-vjeçar. 18-vjeçarja i ka thënë babait të saj tha se Erjon Pelivani e përdhunonte dhe e shantazhonte, duke i kërkuar para, që të mos zbulonte video dhe foto që kishte regjistruar për veprimet e pahijshme ndaj saj.
I akuzuari pritet të dalë para hetuesisë të hënën e datës 15 janar në orën 12.00, ndërsa siç ka rrëfyer para avokatit të tij, deklaron se është penduar. 50-vjeçari, i cili ndodhet në qendrën e paraburgimit 24 orët e fundit, i ka kërkuar kriminologut të njohur Alexis Kougia që ta mbronte në gjyq – së bashku me avokatin aktual Michalis Vassilikos. Kështu Kougias pranoi kërkesën e të pandehurit dhe të familjarëve të tij.
“Autori kuptoi përmasat e pasojave të veprimit të tij dhe e vetmja gjë që e shqetëson është e ardhmja e fëmijëve të tij. Ai pyet vetëm për fëmijët e tij dhe shqetësohet se si do të jetojnë, pasi ai i mbështeste fëmijët. U ka dhënë siguri në jetë, i ka mbështetur financiarisht”, tha avokati i autorit, z.Vassilikos.
18-vjeçarja që akuzoi 33-vjeçarin si zhvatës dhe përdhunues fëmijësh ka në krah dy motrat e saj. Sipas mediave vendase, janë marrë deklarata dhe kanë konfirmuar fjalët e motrës së tyre, ndërsa sipas z. Vassilikos, nga hetimi ka rezultuar se edhe persona të tjerë e dinin se çfarë po ndodhte dhe do të thirren për të dëshmuar. 18-vjeçarja aktualisht po merr mbështetje nga një psikolog. Gruaja e viktimës nuk ka dhënë ende një deklaratë, por ka deklaruar se do të ngrejë një padi civile.
Informacione të reja për rastin
Në një prononcim për televizionin ASTRA, Alexis Kougias tha se ka një element tronditës në rastin që pritet të zbardhet në ditët në vijim. “Ka një element tronditës, që është element zyrtar. Nuk dua të zbuloj asgjë më shumë. Vajza nuk i ka treguar vetëm babait për përdhunimet, por edhe mësueses. Ajo i ka thënë profesoreshës se Erjon Pelivani ngacmonte edhe të mitura të tjera”, theksoi Kougias.
Një rol të rëndësishëm në zhvillimin e çështjes luan edhe pronarja e 18-vjeçares, e cila ka njoftuar të atin për faturat e papaguara dhe qiranë dhe që kanë qenë arsyeja, që babai të pyesë se çfarë po ndodh. Pas një presioni të madh, 18-vjeçarja më në fund ka treguar. Ajo i ka rrëfyer makthin të atit, por pa i treguar fillimisht se kush ishte autori. Pas shumë orësh presioni, ajo u dorëzua. "Unë do ta rregulloj këtë punë", thuhet se i tha babai 18-vjeçares.
Njëkohësisht, persona që e njohin 18-vjeçaren nxjerrin në dritë fakte të reja. Një mik i vajzës së re raporton se 33-vjeçari ishte duke e vizituar në shkollë dhe po e priste jashtë. “Ai vinte jashtë shkollës, priste gjithmonë që vajza të mbaronte mësimin. Më herët ai po ngacmonte vajza të tjera, madje ajo kishte ndërhyrë dhe i kishte thënë të ndalonte atë që po bën, se ajo është shumë më e vogël se ai. Dhe në përgjithësi ka gjetur vajza nën 18 vjeç”, rrëfen shoku i 18-vjeçares.
Frikë edhe për viktimat e tjera të abuzimit
Përveç mesazheve kërcënuese, në celularin e vajzës ka video dhe foto me skena dhunimi dhe për këtë celulari është dërguar në laboratorët e mjekësisë ligjore për të nxjerrë të gjitha detajet. Mbrojtja e 50-vjeçarit vlerëson, siç raporton “Tachydromos”, se nuk është vetëm vajza e tij 18-vjeçare, ajo që ka rënë viktimë e abuzimit të 33-vjeçarit./ZËRI/