Aktualitet

Do dëbohet në Ruandë, shqiptari: Erdha në Britani të fitoj para për nënën! Më pret gjakmarrja

Siç tregon ai dhe në qershor ishte parashikuar të largohej nga Britania drejt Ruandës por fluturimi ishte anuluar në minutën e fundit dhe ai kishte shpërtuar…por jo për shumë kohë.

Zeri
Do dëbohet në Ruandë, shqiptari: Erdha në Britani të
Shqiptari

BRITANI- “Erdha në Britani të fitoj para për nënën time të ve”, kështu e nis rrëfimin e tij për mediat britanike një i ri shqiptar, me pseudonimin “Meti”, i cili është në listën e hartuar nga ‘’Home Office” për tu dëbuar në Ruandë. Siç tregon ai dhe në qershor ishte parashikuar të largohej nga Britania drejt Ruandës por fluturimi ishte anuluar në minutën e fundit dhe ai kishte shpërtuar…por jo për shumë kohë.

“E di se emri im është në listën që do të fluturojë drejt Ruandës. Shqetësohem gjithë kohën se do më detyrojnë të shkoj dhe të jetoj atje. Dera ishte e hapur, duart i kisha të lidhura dhe po më mbanin dy roje sigurie. Më pas një zyrtar i emigracionit u shfaq dhe tha ‘nuk ka fluturime për sot”, tregon ai.

Të mërkurën Gjykata Supreme britanike pritet të marrë vendimin final për çështjen e deportimeve drejt Ruandës të emigtantëve të paligjshëm.

Në mënyrë të pazakontë, shkruan Daily Mail, Meti nuk ka kërkuar asgjë nga shteti britanik edhe pse zyrtarisht është një azilkërkues që mund të marrë strehim falas dhe një kompensim.

“Dua të fitoj para për t'i dërguar përsëri te mamaja ime e ve në Shqipëri. Ajo mbijeton duke shitur qumështin e dy lopëve tona. Nuk jam detyruar të vij këtu. E zgjodha sepse doja një jetë më të mirë. Unë nuk u trafikova dhe nuk e kisha dëgjuar kurrë atë term derisa më pyetën në Dover zyrtarët nëse kisha ardhur kundër vullnetit tim. E dija se mund të fitoja dhjetë herë më shumë në Angli. Vendosa të largohem sepse miq të tjerë kishin arritur tashmë në Evropë ose në MB. Nuk kishte mbetur pothuajse asnjë djalë i ri”, thotë ai.

Meti, i cili nuk dëshiron që emri i tij i vërtetë të publikohet nga frika e hakmarrjes nga kontrabandistët, u tha zyrtarëve se familja e tij ishte në një 'gjakmarrje' në Shqipëri dhe jeta e tij ishte në rrezik. (Policia dhe shërbimet sociale në Shqipëri kanë konfirmuar se historia e tij është e vërtetë).

Fati i tij mbetet ende i paqartë./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB