Aktualitet

'Doja të të kafshoja krahun...'/ Skandali EROTIK në Gjykatën Kushtetuese, zbulohen SMS “me pullë të kuqe”

ZËRI ka zbardhur disa nga mesazhet erotike e gjyqtarit me vartësen e tij, ku nuk mungojnë as komentet përbuzëse ndaj kolegëve të tjerë.

k.m.
'Doja të të kafshoja krahun...'/ Skandali EROTIK në
Foto ilustruese

TIRANË- Një skandal erotik ka përfshirë tashmë Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë. Nga mesazhet e publikuara në media, aludohet se një nga gjyqtarët e trupës së Kushtetueses, ka krijuar një marrëdhënie intime me një punonjëse brenda këtij institucioni. ZËRI ka zbardhur disa nga mesazhet erotike e gjyqtarit me vartësen e tij, ku nuk mungojnë as komentet përbuzëse ndaj kolegëve të tjerë.

Madje në një moment, kur të dy lënë një vendtakimi, biseda shoqërohet me një “emoji” me “pullë të kuqe”, ku shfaqet një figurë burri duke tundur organin gjenitar. Bashkëbiseduesi e orienton drejt vendit të takimit, ndërsa emojin, e shoqëron me të qeshura.

VIDEOJA +18:


Mesazhet e shkëmbyera mes dy personazheve:

X: Shihemi javën tjetër shpresoj
Y: Ditëlindje që tani! E mora vesh! Pooooo, të puç!
X: Kalofsh bukur
Y: Thanks (Faleminderit)
X: Po më vinte të të kafshoja krahun
Y: Hahahah unë s'mendoja dot gjëra të bukura. Do na ketë parë se e shoh shumë agresive.
X: Bëj shaka
Y: Thartim trush me tatimet
X: Të kam puç shumë
Y: Edhe unë... *vazhdon më vonë. Ta pinë gjakun shushunjat. Qenkan qofte
X: Më trape s'kam parë!
Y: Shuumëëëëë!
X: Hipa tek sheshi. Më thuaj katin se nuk e di pse nuk e fiksoj
Y: 7
X: Ashensor (Ka hipur në ashensor)
*i dërgon "gif"
Y: Hahahahah

Ndërkohë që mesazhe ka nxjerrë edhe "WebLajm". Komunikimet i përkasin datave 15 dhe 29 korrik 2024. Në këto mesazhe, kolegëve, çifti u referohet si: shushunja dhe trape. Por po ashtu, nuk mungojnë as komunikimet erotike.

'Doja të të kafshoja krahun...'/ Skandali EROTIK në
Mesazhet
'Doja të të kafshoja krahun...'/ Skandali EROTIK në
Mesazhet

Aktualisht, Gjykata Kushtetuese ndodhet në një ngërç pas dorëheqjes së papritur të gjyqtares Elsa Toska. Me largimin e saj, Gjykata Kushtetuese ka mbetur me 8 anëtarë, nga 9 që ka zakonisht në organikë. Ky numër i mbetur mund të kthehet në problemaikë, pasi trupa mund të dalë me vendimmarrje 4 me 4 vota. Në këto kushte, Kushtetuesja s’mund të dalë me vendim. Deri më tani diçka e tillë nuk ka ndodhur, por nuk përjashtohet që në të ardhmen, duke bërë që shumë çështje të mbeten pezull, pa asnjë vendim nga institucioni më i lartë i drejtësisë në vendin tonë./ZËRI

Poll

MOS HUMB