Aktualitet

Doli në përgjime duke u gëzuar për lirimin e ‘Zotit të Drogës’ Elvis Demçe, jep dorëheqjen zyrtari italian

Në atë bisedë të zhvilluar pesë vjet më parë, Signorelli gëzohet për lirimin e Demçes, i njohur dhe si “Zoti” shqiptar i drogës.

E.K
Doli në përgjime duke u gëzuar për lirimin e ‘Zotit
Paolo Signorelli dhe Elvis Demçe

ITALI- Paolo Signorelli, zëdhënësi i ministrit italian të Bujqësisë ka dhënë këtë të premte dorëheqjen nga detyra pasi emri i tij doli në përgjime duke biseduar me Fabrizio Piscitellit, për lirimin e bosit shqiptar të drogës, Elvis Demçe. Në atë bisedë të zhvilluar pesë vjet më parë, Signorelli gëzohet për lirimin e Demçes, i njohur dhe si “Zoti” shqiptar i drogës.

‘Për sa i përket asaj që u botua në disa organe shtypi, dua të theksoj se nuk më kujtohet biseda, e cila supozohet se ka ndodhur shumë vite më parë dhe sot më ka habitur plotësisht. E ndjej gjithashtu të nevojshme të nënvizojë se distancohem nga përmbajtja serioze bisedës. Në pritje të zbardhjes së çështjes, kam komunikuar dorëheqjen time, me efekt të menjëhershëm, nga detyra e shefit të zyrës së shtypit të ministrit Lollobrigida”, shkruan Paolo Signorelli, zëdhënësi i ministrit të Bujqësisë.

Prokuroria e Romës ka kërkuar dënimin me 21 vjet në gjyqin e trafikantit shqiptar të drogës Elvis Demçe, i akuzuar bashkë me katër persona të tjerë për tentativën e vrasjes së Alessio Marzani, 45-vjeçari i plagosur me armë zjarri në 22 tetor 2020 në Acilia. Prokurorët Mario Palazzi dhe Francesco Cascini kërkuan gjithashtu një dënim me 21 vjet për Daniele Gallarello, 18 vjet për Alessandro Corvesi , 35 vjeç me të kaluar si futbollist dhe 14 vjet për Matteo Kostakurta, i njohur me nofkën ‘Princi’ për shkak të orgjinës së tij fisnike. Demçe, i lidhur në të kaluarën me Fabrizio Piscitelli, i njohur si Diabolik, lideri i Lazio Irriducibili i vrarë më 7 gusht 2019 në Parco degli Acquedotti, u arrestua së bashku me Costacurta dhe Corvesi në korrik të vitit të kaluar nga karabinierët e njësisë hetimore Ostia për plagosja e Marzanit.  Dëshifrimi i disa bisedave të koduara me sistemin 'Sky-Ecc' dhe të përfshira në një server në territorin francez ishte thelbësor për hetimet nga ushtarët karabinierë, të koordinuara nga drejtoria e qarkut antimafia të Romës./ZËRI

Poll

MOS HUMB