Aktualitet

DOSJA-5D/ “Plasi lufta, aman mos hamë burg”, zbardhen përgjimet e SPAK, punonjësit nxjerrin zbuluar drejtorët, zgjerohen hetimet

Drejtorë të tjerë të Bashkisë Tiranë, të cilët kanë bërë blerje, shitblerje nënkontraktime, tendera apo përfshirje në KVO, po hetohen, por me dosje të veçanta, duke nënkuptuar se kemi të bëjmë me një skemë të madhe korrupsioni.

F.m
DOSJA-5D/ “Plasi lufta, aman mos hamë burg”, zbardhen
Mariglen Qato, Taulant Tusha dhe Redi Molla

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) nuk po heton vetëm personat që u vunë në pranga dhe u lanë në masën detyrim paraqitjeje pas zbërthimit të dosjes “5D”. CNA shkruan se Sipas hetimeve të bëra nga SPAK-u, në dokumentacionet e mbledhura rezulton se janë të përfshira dhe disa kompani të tjera dhe drejtorë të tjerë të administratës së kryebashkiakut Erion Veliaj dhe se nuk bëhet fjalë vetëm për Mariglen Qaton, Redi Mollën apo Taulant Tushën.

Drejtorë të tjerë të Bashkisë Tiranë, të cilët kanë bërë blerje, shitblerje nënkontraktime, tendera apo përfshirje në KVO, po hetohen, por me dosje të veçanta, duke nënkuptuar se kemi të bëjmë me një skemë të madhe korrupsioni.

Nga ana tjetër, mediat sot kanë raportuar bisedat e zbardhura nga SPAK të punonjësve të kompanisë “5D Konstruktion”, duke treguar kështu dhe skemën të cilin të arrestuarit dhe ata që janë vënë nën hetim, kishin zbatuar.

SPAK ka zbardhur bisedat e Jonida Bejkos, punonjëse e kompanisë “5D Konstruktion”, e cila në bisedë e sipër me një të njohurin e saj i tregon atij hotelin që drejtorët e Veliajt po ndërtonin në Durrës duke shtuar se

“Është aksioner pronari jonë… Lali eri… e kta,”- shkruan Dosja.al.  

Bisedat e Bejkos janë zbardhur nga celulari i saj i sekuestruar gjatë bastisjes së zyrave të kompanisë nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Bejko tregon se i kishin kërkuar që të përfshihej në fushatën e Partisë Socialiste, pasi dihej se pronarët realë të kompanisë “5D Konstruksion” ishin drejtorë në bashkinë e Erjon Veliajt.

Pjesë nga dosja:

Në datën 06.01.2023 shtetasja Jona Bejko i dërgon bashkëbiseduesit një foto ku duket një objekt dhe më pas midis tyre zhvillohet kjo bisedë:

Jona: Ktë hotelin pa e bëjm ne

Jona: Ësht aks. Pronari jonë… Lali Eri e kta

Jona: Dhe un marr velëm 60 mij Iek tqelbta”.

Jona: Pusi lufta ktej nga zyrt.. U zu me shefen e financës keq fare nestori… Ajo i përplasi derën në fytyrë… ky e përzuri për në shtëpi… Qrr… Mir që su rrafën… Se ke idenë se çbëhet këtu… Tu thën nestori pra hapur fare në anën e kujt je.

Vetë punonjësja, pranon në bisedat me miqtë e saj se Mariglen Qato është një nga njerëzit më të rëndësishëm në bashki, praktikisht nr.2 i institucionit, pas Erjon Veliajt.

Një e dhënë e rëndësishme për prokurorët kanë qenë edhe disa blloqe me shënime personale të administratorit të kompanisë “5D Konstruktion” Nestor Muhametllari. Ky person rezulton të jetë edhe truri i kompanisë.

Në bllokun me shënime që iu gjet Nestor Muhametllarit, emrat e dy drejtorëve janë të shenjuar me (M) për Mariglen Qaton dhe me (R) për Redi Mollën.

Dosja.al shkruan se nga mesazhet në celularët e sekuestruar del gjithashtu se drejtuesja e institucionit, Deborah Keçi është gjithë kohës në komunikim me Nestor Muhametllarin gjatë kohës kur përgatiteshin procedurat për tenderin.

Deborah Keçi i jep Nestor Muhametllarit të gjithë dokumentacionin paraprak për organizimin e tenderit, madje i mundëson hyrjen në sistem në mënyrë që ai të hedhë vetë të dhënat, duke u pajisur me “user” dhe “passëord” të një prej antarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

Deborah Keçi skualifikon kompanitë e tjera private që kishin marrë pjesë në “garë” dhe shpall fituese kompaninë “5D”. Në fund, bashkë me Nestor Muhametllarin i përgjigjet edhe kompanive që kanë ankimuar tenderin.

Por gjatë kohës që komunikon me mesazhet ne ëhatsapp, Keçi nuk e fsheh frikën për manipulimin që po bën.

Me mesazhe, lutet që dokumentat të shihen me kujdes, duke thënë: “Vetëm aman shikojini tamam se mos hamë ndonjë burg”.

Në dosjen e siguruar nga gazetarja Klodiana Lala, zbardhet biseda mes ish-drejtorit IMT-së, Mariglen Qato dhe shtetases Jonida Hoxhaj, e cila punon si ekonomiste në këtë shoqëri tregtare. Më konkretisht është gjetur një e-mail i datës 03.05.2017 dërguar nga adresa e postës elektronike [email protected] në drejtim të adresës elektronike [email protected].

Në rubrikën e subjektit të këtij e-maili është përshkruar “Pasqyre përmbledhëse, Kartelë furnitorësh dhe Klientësh. Ndërsa më poshtë është shkruar teksti:

“Përshëndetje, Bashkëlidhur ju kam dërguar një pasqyre përmbledhëse të ardhura-shpenzime, kartelën e furnitorëve dhe atë të klientëve, deri në ditën e sotme. Për çdo paqartësi mund të më pyesni. Gjithë te mirat!”

Bashkëlidhur këtij e-maili ndodhen edhe dokumentet e përmendura më sipër që bëjnë fjalë për aktivitetin financiar të shoqërisë “Igor Elektrik” sh.p.k për periudhën nga muaji tetor 2016 deri në datën 02.05.2017. Nga këqyrja e kryer është gjetur gjithashtu dokumenti me emërtimin “Ditari total” për periudhën nga data 01.01.2019-31.12.2019. Në këtë dokument janë pasqyruar me hollësi pagesat dhe arkëtimet e shoqërisë, midis të tjerave janë gjetur edhe të dhënat si më poshtë:

1) Arkëtim datë 07.01.2019, të drejta/detyrime Ortaku 1, Nestori depoziton në arkë nga Hogaria personale – 500,000;

2) Arkëtim datë 09.01.2019, të drejta/detyrime Ortaku 1, Nestori depoziton në arkë nga llogaria personale – 400,000;

3) Arkëtim date 31.01.2019, të djeita/detyrime Ortaku 1. Nestori depoziton në arkë

Në datën 07,04.2021 shtetasja Jona Bejko i shpjegon personit tjetër se: “Kanë marrë shefin tim nga njësia e Laprakës duke ditur që pronari është i shtetit dhe i kanë thënë thuaji Jonës të angazhohet me zgjedhjet… U habita…Mtha shefi kshu më kan marr për ty… Ca veni imagjino… Me u marr me ty edhe pse punon nprivat… me bo 1 buzë shtremët si ky pronari im…Pfff… Po drejtor pra… Tu thën ky drejtori i bashkisë…Ai është te njësia kshu…”.

Gjithashtu, gazetarja Klodiana Lala ka siguruar nga dosja e SPAK për ish-zyrtarët, bisedat midis ish-drejtorit IMT-së, Mariglen Qato, ish-drejtorit të Ujësjellësit, Redi Molla dhe biznesmenit Nestor Muhametllari, i cili zotëronte kompaninë 5D. Nga përgjimet e siguruara nga SPAK, shtetasi Taulant Cjap, i cili ka qenë i punësuar në shoqërinë “5D Konstruksion” sh.p.k, i është ankuar Nestor Muhametllarit për pushimin e tij nga puna.

Ndërkohë, sipas bisedave, Muhametllari është shprehur se “vendimi për ty më ka ardhur”.

“Nga përmbajtja e këtij komunikimi rezulton se megjithëse shtetasi Nestor Muhametllari është ligjërisht administratori i shoqërisë, nuk është ai që në këtë rast ka vendosur për marrjen apo për largimin nga puna të shtetasit Taulant Cjapi. Por vendimi është marrë nga personi me emrin “Meri”, me të cilin personat e mësipërm i referohet shtetasit Mariglen Qato”, argumenton SPAK.

Ndërkohë në dosjen e SPAK është edhe një bisedë e datës 25.03.2022, ku shtetasja Jonida Hoxhaj i ka dërguar shtetasit Nestor Muhametllari mesazhin me përmbajtjen: “Nestor atë rregulloren kur do ta fusim në punë sepse të qeshurat e juristëve dëgjohen deri te recepsioni poshtë”.

Këtij mesazhi, Nestor Muhametllari i përgjigjet se: “Ja ta takoj unë (R) nëse e ka lexuar”.

“Ky komunikim po ashtu dëshmon mbi faktin se vendimmarrës për punët e përditshme të shoqërisë, duke përfshirë edhe miratimin e rregullores së brendshme. nuk është shtetasi Nestor Muhametllari, por personi i identifikuar prej tij me emrin (R)”, thuhet në dosjen hetimore të SPAK.

Konkretisht nga të dhënat e nxjerra ka rezultuar se shtetasi Nestor Muhametllari ka pasur komunikime me shtetasin Mariglen Qato, të regjistruar me emrin “Mer Qato”, ku në një nga bisedat i dërgon edhe një dokument që e përshkruan si “aplikimi për në Yzberisht”.

Po ashtu rezulton se shtetasi Nestor Muhametllari ka pasur komunikime me shtetasin Redi Molla, ku bisedojnë për tu takuar. Në datën 12.11.2021 midis tyre është zhvilluar biseda si më poshtë:

Nestor: Ok L.thate.

Nestor: erdhi pergjigjia.

R.Molla: Nonaaaaaa.

“Ky komunikim zhvillohet në kontekstin e zhvillimit të një procedure prokurimi që ka për objekt kryerjen e punimeve në vendin e quajtur “Liqeni i Thatë, e cila është fituar nga shoqëria “5D Konstruksion” sh.p.k, procedurë e cila analizohet në vijim, si pjesë e faktit penal objekt procedimi”, thuhet në dosjen e SPAK.

Pjesë nga dosja e SPAK:

Shtetasi Nestor Muhametllari për periudhën nga data 20.09.2019 deri në datën 07.06.2023 ka pasur 1011 thirrje telefonike (duke përfshirë edhe thirrjet të humbura) me shtetasin Mariglen Qato, me nr.06920*****, i regjistruar me emrin “Mer Qato”.

Për periudhën e mësipërme shtetasi Nestor Muhametllari ka pasur gjithashtu kontakte telefonike me shtetasin Redi Molla me numer telefoni nr.0692582402, ku përfshihen 528 thirrje telefonike, kontakt i regjistruar me emrin Redi Molla. Rezulton se shtetasi Taulant Cjapi ka rezultuar se ka qenë i punësuar në shoqërinë “5D Konstruksion” sh.p.k. Midis shtetasit Taulant Cjapi dhe shtetasit Nestor Muhametllari në datën 26.07.2021 është zhvilluar biseda si më poshtë:

Taulant Cjapi: “sot more vesh qe tkan then qe hige landdin nga puna ti je me koshien qe un aq sa kam ditur kam ber edhe mbase nga mosditja pa jo ume lini femijen pa buk

Nestor Muhametllari: “O Land ty us muk te kam sjette, dhe as mik te kam hequr une… vendimi për ty me ka ardhur”.

Cjapi: “fim vllai te ect mbar ne pun”.

Muhametllari: “Flasim Landi”.

Cjapi: “Skemi cu flasim me ti i kishe then merit qe landi sben asgje nderkoh qe un per kok cumit tkam kerku pun perdit dhe ti i kishe then qe landi sben per asgje kshu me tha tel un di se jam sjell mir.

Pjesë nga dosja

Nga përmbajtja e këtij komunikimi rezulton se megjithëse shtetasi Nestor Muhametllari është ligjërisht administratori i shoqërisë, nuk është ai që në këtë rast ka vendosur për marrjen apo për largimin nga puna të shtetasit Taulant Cjapi. Por vendimi është marrë nga personi me emrin “Meri”, me të cilin personat e mësipërm i referohet shtetasit Mariglen Qato.

Çfarë është dosja “5D”?

GJKKO ka lënë në fuqi masat e sigurisë për ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës që përfunduan pas hekurave te burgut për korrupsion. Mariglen Qato, Redi Molla dhe Taulant Tushe, janë lënë në masën e sigurisë “Arrest me burg”. Ndërsa të tjerët Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku, Nestor Muhamellari, Eglantina Zere dhe Deborah Keçi janë lënë nën masën “Detyrim paraqitje”. 

“5D Construction” ka fituar të paktën 16 tendera në Bashkinë e Tiranës dhe në institucionet e varësisë, përfshirë Ujësjellës-Kanalizime dhe “Tirana Parking”, me një vlerë prej afro 11 milionë euro.

Nga hetimet rezulton se Molla dhe Qato e kanë zotëruar këtë shoqëri tregtare në mënyrë indirekte, duke përdorur persona të tjerë, Eduart Meta, Muhamet Petriti dhe Nestor Muhamellari, si ortakë fiktiv.

Madje, në katër procedura, kur Qato ka ushtruar funksionin e Drejtorit të Departamentit Mbështetës në shoqërinë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë”, ka patur edhe cilësinë e anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe ka qenë pjesë e marrjes së vendimit për shpalljen e fituesit të procedurës së prokurimit, për kompaninë e tij.

Tushe, nga ana tjetër akuzohet se në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë së Planifikimit të Punëve Publike dhe të anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, ka pasur dijeni në lidhje me ortakët e vërtetë të shoqërisë “5D Konstruksion” dhe e ka favorizuar.

Elantina Zere në cilësinë e titullares së “Tirana Parking”, ka favorizuar në një procedurë prokurimi operatorin ekonomik “V.A.S Konstruksion”. E njëjta akuzë rëndon edhe mbi Debora Keçin, në cilësinë e titullares së Klubit Sportiv “Tirana”. Si Zere dhe Keçi kanë pasur komunikime direkte me Muhamellarin, administratorin e “5D Konstruksion”. Vlerësimin e ofertave të pjesëmarrësve në tender e kanë bërë vetë punonjës të shoqërisë “5D Konstruksion”, pasi Muhamellarit i kanë dhënë user-at e anëtarëve të KVO-së.

Poll

MOS HUMB