Aktualitet

SPAK mbyll hetimet për sterilizimin, Beqajt i komunikohet të hënën akuza

SPAK u komunikon akuzat të 9 pandehurve

E.K
SPAK mbyll hetimet për sterilizimin, Beqajt i komunikohet të
Beqaj, Rrapaj dhe Rrjepaj

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka përfunduar hetimet për koncensionin e sterilizimit të seteve kirurgjikale, duke i komunikuar akuzat të pandehurve.

Burime bëjnë me dije për ZËRIN, se ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, do t’i komunikohet akuza të hënën, ndërsa të pandehurve të tjerë gjatë ditës së sotme.

Beqaj është marrë nën hetim, nën masën e detyrimit të paraqitjes, dhe ndalimit për të dalë jashtë vendit. Beqaj pritet të akuzohet për shpërdorim detyre, kryer në bashkëpunim. 

Të pandehur për koncesionin e sterilizimit me vlerë 100 mln euro janë Ilir Rrapaj, Klodian Rjepaj, Genc Burazeri, Marsela Serjanaj, Arben Gjata, Naile Ajazi dhe Petro Mersini, si dhe Saimir Kadiu. 

SPAK e nisi hetimin për këtë koncesion në vitin 2019, pas një kallëzimi të depozituar nga ana e nismës “Thurje”. Në 2020-ën çështja u regjistrua për 3 akuza që janë “shpërdorim detyre”, “shkelje të barazisë në tendera” dhe “korrupsion pasiv”.

Hetimet kishin në fokus marrëveshjen mes ministrisë me kompaninë që fitoi koncesionin me vlerë 100 mln Euro. Raportet e bëra ndër vite nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit kanë ngritur alarmin se ky koncesion po i shkaktonte një dëm të madh ekonomik buxhetit të shtetit pasi kostot kishin nisur të rriteshin me 20-30% më shumë nga ç’ishin parashikuar në kontratë.

Mësohet po ashtu se në kontratën e lidhur mes ministrisë së asaj kohe me kompanitë që kishin fituar koncesionin ishte në favor të “Bashkimit të Operatorëve Ekonomikë” dhe jo të shtetit./ZËRI 

 

Poll

MOS HUMB