
TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur 18 tetorin si datën kur do të mbahet seanca e radhës në lidhje me çështjen “Gërdeci”. Në këtë seancë do të thirret për të dëshmuar dhe djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha.
Po ashtu në listën e dëshmitarëve janë 71 persona, mes tyre dhe të huaj. Ndërsa nga lista prej 90 dëshmitarë që kërkoi pala mbrojtëse e Fatmir Mediut gjykata ka hedhur poshtë thirrjen si dëshmitarëve të personaliteteve të huaja të cilat ishin në listë.
Seanca do të mbahet më 18 tetor dhe pritet të nisë në orën 09:00. Si dëshmitar do të thërritet dhe ish-ministri i Drejtësisë i kohës, Aldo Bumçi, biznemesni Mihal Delijorgji, atëherë president i shoqërisë “Albademil”, Ylli Pinari, ish-drejtor i kompanisë MEICO dhe Dritan Minxholli, ish-administrator i fabrikës. Tre të fundit janë liriuar nga burgu pas kryerjes së dënimit.
Pas mbarimit të seancës avokati i ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediut, Ardjan Visha ka deklaruar se duhet t’iu jepet e drejta që të pyeten në gjykatë të gjithë dëshmitarët që kanë kërkuar (90 persona). Sipas tij GJKKO me këtë vendim po sillet në mënyrë subjektive. Po ashtu mbrojtja e Mediut kërkoi një ri-inspektim të çështjes, sipas Ardjan Vishës, shkaku i shpërthimit në Gërdec nuk është ai që kanë nxjerrë ekspertët.
Ardjan Visha: Në listën e dëshmitarëve kemi një arsye madhore për të cilën i kemi thirrur këta dëshmitarë dhe duhet të na jepet e drejta për tu thirrur të gjithë subjektet për tu pyetur para gjykatës. Mbi aktet që gjykata vendosi të vendosë, do duhej të kishte marrë këtë vendim sot. Arsyet përse kemi kërkuar ri inspektim, gjykata do duhej të kishte një arsyetim refuzues. Këtë nuk e bëri që për ne është një moment i veçantë i një subjektivizmi i pamerituar. Në kërkimet tona Gjykata është e detyruar ligjërisht të shprehet me pranim ose rrëzim. Të gjithë kanë pranuar të vijnë si dëshmitar. Roli politik i ministrit s’ka të bëjë me gjithësia i atribuohet atij nga pikëpamja penale. Së pari janë thirrur 6 ekspertë të huaj ndërkohë kanë nënshkruar vetëm 3. Kjo është një problematikë e karakterit procedural. Së dyti, kemi një problem me konkluzionin e akt të ekspertimit që është i kontestueshëm, si i pamundur i realizueshëm në natyrë. Nuk është për në e vërtetë ajo që kanë nxjerrë ekspertët si shkak të ngjarjes së Gërdecit.
Ndërkohë për familjarët e viktimave, thirrja e Shkëlzen Berishës si dëshmitar nuk përbën interes për aq kohë sa nuk është funksionar publik. Zamira Durda, nëna e 7-vjeçarit që humbi jetën në tragjedi dhe familjarët e viktimave të tjerë kërkuan që GJKKO të vendosë drejtësi për tragjedinë ku hëmbën jetën 26 persona dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur rëndë.
Zamira Durda: Jam viktimë e kësaj gjëje. Shkqëlzen Berisha nuk më thotë asgjë për aq kohë sa nuk ka pasur funksion publik.
Lista e emrave të dëshmitarëve që do merren në pyetje nga GJKKO
1. Feruzan Durdaj
2. Zamira Durdaj,
3. Afërdita Canga
4. Alketa Hazizaj,
5. Fejzi Shehu,
6. Rigon Durdaj,
7. Mimoza Kruja,
9. Hekuran Kaca
10. Shkëlqim Prini
11. Nikolin Hazizaj,
12. Mirela Hazizaj,
13. Drita Cani,
14. Ramazan Alla,
15. Uran Deliu,
16. Mirela Dvorani,
17. Ndue Nikolli
18. Adelina Cani,
19. Ilir Kranja,
20. Veiz Muço,
21. Murat Zguri,
22. Fejzi Shehu,
23. Caje Ciku,
24. Arta Prini (Zela),
25. Qemal Mema
26. Zigur Canaj,
27. Julian Pando,
28. Petrit Behari,
29. Zabit Cuku,
30. Sadik Sula,
31. Agim Vrana,
32. Shaban Brahushi,
33. Begator Mane,
34. Bujar (Abdullah)Nasufi,
36. David Clark Hoëell
37. Ëilliam Merrit Hart,
38. Sidney Tison Macintyre,
39. Rodney Spenser Taylor,
40. Kol Dedgjonaj,
41. Ismet Drenova,
42. Ardian Mullahi,
43. Plarent Ruka,
44. Bardhyl Hoxha,
45. Sokrat Papadhima,
46. Viktor Përshqefa,
47. Anila Lala (Gjergji),
48. Liza Maksuti,
49. Alma Zili
50. Anjola Agolli,
51. Aldo Bumci,
52. Shkëlzen Berisha, i biri i Sali,
53. Ylli Pinari,
54. Luan Hoxha
55. Armand Tartari
56. Ndue Marku,
57. Jorgo Mino,
58. Fatbardh Kuçi,
59. Gëzim Oshafi,
60. Denis Hajdari,
61. Agim Babameto:
62. Shkëlzen Madani,
63. Rezart Tërshana,
64. Besnik Dauti,
65. Dashnor Çaushi,
66. Fari Toska,
67. Zenun Fero,
68. Hilmi Laçaj,
69. Sokol Ngjeçi,
70. Mihal Delijorgji,
71. Dritan Minxolli
Për çfarë akuzohet Fatmir Mediu
Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu akuzohet nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për “shpërdorim detyre” referuar Kodit Penal dhe “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues. Mediu mbante detyrën e ministrit të Mbrojtjes në kohën kur të shtuën e 15 marsit të vitit 2008 shpërtheu fabrika e demontimit të armëve në Gërdec. Asokohe ai u largua detyra por nuk "shpëtoi" nga drejtësia. Sipas Prokurorisë së Posaçme Fatmir Mediu ka dëmtuar interesat e shtetit dhe ka favorizuar 2 kompanitë, 'SAC' dhe 'Albademil'.
Tragjedia që la pas 26 viktima
Mesditën e 15 marsit të vitit 2008 vendi do të tronditej nga një shpërthim i fuqëishëm në fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec. Shpërthim që la pas 26 viktima, mes tyre dhe fëmijë, dhjetëra të plagosur rëndë dhe qindra të lënduar. Për shkak të shpërthimit të fortë 3000 banesa u shkatërruan ndërsa dhjetra banorë vuajnë ende sot pasojat e atij shpërthimi./Zëri