Aktualitet

Dosja 'Metamorfoza'/ GJKKO lë në fuqi sekuestron e pasurive të Pëllumb Gjokës

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka vendosur në sekuestro preventive tre pasuri të paluajtshme të Gjokës, me sipërfaqe totale 390 mijë metra katrorë.

f.t
Dosja 'Metamorfoza'/ GJKKO lë në fuqi sekuestron e pasurive
Pëllumb Gjoka

TIRANË- Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi sekuestron e pronave të biznesmenit Pëllumb Gjoka, i arrestuar pjesë e një grupi kriminal pas zbërthimit të komunikimeve në aplikacionin Sky ECC. Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka vendosur në sekuestro preventive tre pasuri të paluajtshme të Gjokës, me sipërfaqe totale 390 mijë metra katrorë të ndodhur në Pulaj- Plazh, në Velipojë, por Apeli i GJKKO rrëzoi ankimin e tij. 

Sipas SPAK, dyshohet se sipërfaqet e tokës janë përfituar me anë të falsifikimit.

Pasuritë e vendosura në sekuestro:

1-Pasuria e llojit Pyll, me sipërfaqe 113.500 m2, e ndodhur në Pulaj- Plazh, Velipojë, Shkodër, regjistruar në emër të një shoqërie tregëtae.
2-Pasuria e llojit Pyll, me sipërfaqe 61.470 m2, e ndodhur në Pulaj- Plazh, Velipojë, Shkodër, regjistruar në emër të një shoqërie tjetër tregëtare.
3-Pasuria e llojit Pyll, me sipërfaqe 215.030 m2, e ndodhur në Pulaj- Plazh, Velipojë, Shkodër, regjistruar në emër të shtetasit K. Gj.

Bizesmeni Pëllumb Gjoka është një prej të arrestuarëve në kuadër të operacionit “Metamorfoza”, i cili u realizua pas çkodimit të aplikacioneve “EncroChat” dhe “SKY” të një telefoni të sekuestruar nga pala franceze. Në përgjimet e publikuara, biznesmeni Gjoka komunikonte me personazhe të botës së krimit, në cilat porositeshin vrasje. 

Mbi Pëlllumb Gjokën aktualisht rëndon akuza “Vrasja me paramendim”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal,dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”. Akuza lidhet me vrasjen në 9 gusht 2020 të shtetasit Gjin Ndoji. Ai akuzohet gjithashtu edhe për dy raste të veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” si dhe për korrupsion aktiv të prokurorit.

SPAK prej kohësh kishte vendosur në sitë edhe pasuritë e biznesmenit Pëllumb Gjoka. Tre pasuritë të paluajtshme, me sipërfaqe totale 390 mijë metra katrorë të ndodhur në Pulaj- Plazh, në Velipojë të Shkodrës janë vendosur në sekuestro preventive nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Pronat ishin në emër të biznesmenit të arrestuar Pëllumb Gjoka dhe të atit të tij, Kol Gjoka./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB