Aktualitet

Dosja ‘Partizani’, Dumani: Kemi nisur dhe hetimin pasuror ndaj Sali Berishës

Pyetjes nëse ndaj Berishës ka hetim pasuror, Dumani i është përgjigjur: Janë bërë hetime pasurore

E.K
Dosja ‘Partizani’, Dumani: Kemi nisur dhe hetimin pasuror ndaj Sali
Altin Dumani dhe Sali Berisha

TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka zhvilluar sot një bisedim me gazetarët, ku ka folur dhe mbi ecurinë e hetimeve për dosjen Partizani, në ngarkim të ish-kryeministrit Sali Berisha, dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi.

Dumani tha se paralelisht me hetimet për privatizimin e ish-kompleksit sportive, SPAK po heton edhe pasurinë e Berishës dhe familjarëve të tij. Dumani nuk dha një datë për mbylljen e hetimeve, por tha se do t’i drejtohen gjykatës vetëm kur dosja të jetë kopsitur.

"Kur të përfundojnë hetimet plotësisht, dosja do t'i dorëzohet gjykatës. Janë grumbulluar provat dhe i takon prokurorëve të çështjes të vlerësojnë edhe sa do të zgjasë hetim”, tha ai.

Sa i takon çështjes së 21 Janarit, Dumani ka thënë se materialet po depozitohen dhe do të koordinohet me Prokurorinë e Tiranës.

“Materialet depozitohen dhe patjetër lind nevoja për koordinim me prokurorinë e Tiranës”, mësohet të ketë thënë Dumani.

Me zbardhjen e vendimit për 21 janarin nga Gjykata e Lartë, SPAK është i detyruar të merret me hetimin e çështjes. /ZËRI

Poll

MOS HUMB