
TIRANË- ZËRI zbardh dosjen në ngarkim të ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe vartësve të tij, të cilët akuzohen dhe për fshehje pasurie dhe deklarim të rremë të saj. Një nga skemat që përdorte ‘grupi” është ajo e faturave fiktive, siç është dhe rasti i restorant me “Me Nam”, i cili rezultoin të ketë administrator shtetasin Fisnik Fili, i cili është në bashkëpronësi me Ermal Mamaqin, personazh i njohur për publikun, si artist, moderator dhe këngëtar.
Rezulton se “Me Nam” ka lëshuar tre fatura kundrejt “AS TEK IPA, ITALI-MALI I ZI”, drejtor i kësaj shoqërie rezulton se është shtetësja Genola Velo, e cila po ashtu është pjesë e Agjensisë së Programit Strategjik të Koordinimit të Ndihmës”, pjesë e së cilës është dhe ish-ministri Ilir Beqaj. Rezulton se faturat fiktive janë lëshuar nga Fisnik Fili, por që në të vërtetë i përkasin restrant “Gzona” tek Kalaja e Tiranës. Lëshimi i këtyre faturave fiktive është bërë me qëllim që të fshihet fakti që Ilir Beqaj është pronar i “Gzona”.