Aktualitet

As 30' lart në banesë! Berisha i priti vetë OPGJ-të, 4 oficerët e BKH asnjë koment për gazetarët

Në banesën e Sali Berishës u paraqitën 2 oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe 2 oficerë të krimit ekonomik, të cilët i komunikuan masën e sigurisë që vendosi sot Gjykata për të.

k.m.
As 30' lart në banesë! Berisha i priti vetë OPGJ-të, 4
Pamje nga banesa e Berishës

TIRANË- Më pak se 30 minuta ka zgjatur komunikimi i masës së sigurisë "arrest shtëpie" për ish-kryeministrin Sali Berisha. Rreth orës 15.00, në banesën e tij, në zonën e njohur për qytetarët si "Rrugica e Salës", janë ngjitur 4 zyrtarë të GJKKO-së. Në banesën e Sali Berishës u paraqitën 2 oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe 2 oficerë të krimit ekonomik, të cilët i komunikuan masën e sigurisë që vendosi sot Gjykata për të. Ish-kryeministri i priti në banesë dhe komunikimi me ta zgjati rreth 25 minuta, por nuk dihen detaje të tjera.

As 30' lart në banesë! Berisha i priti vetë OPGJ-të, 4
Pamje nga banesa e Berishës
As 30' lart në banesë! Berisha i priti vetë OPGJ-të, 4
Pamje nga banesa e Berishës
As 30' lart në banesë! Berisha i priti vetë OPGJ-të, 4
Pamje nga banesa e Berishës

Vetë zyrtarët, edhe pse u përballën me mikrofonat e gazetarëve jashtë godinës, nuk bënë asnjë koment. Vetëm avokati i kryedemokratit paralajmëroi se çështja do të dërgohet në Apel, por nuk shtoi asnjë detaj tjetër. Teksa reagimet për këtë ngjarje kanë nisur nga të gjithë mbështetësit e Berishës, ky i fundit deri më tani ka zgjedhur që të heshtë.

Gjykata e Posaçme pranoi sot kërkesën e SPAK për shtrëngimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin i dyshuar për kryerjen e veprës penale “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim në aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani. Pasi Berisha nuk e respektoi masën e sigurisë "detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, GJKKO e konvertoi masën në "arrest shtëpie"./ZËRI

Poll

MOS HUMB