Aktualitet

Drejtoria e Burgjeve refuzon shoqërimin e Dritan Dajtit në Gjykatë, dështon sërish seanca

Dajti kërkon lirimin nga burgu me pretendimin se po mbahet në mënyrë të paligjshme, pasi ai e ka kryer dënimin e tij. 

F.I
Drejtoria e Burgjeve refuzon shoqërimin e Dritan Dajtit në
Dritan Dajti

ELBASAN- Është shtyrë seanca e radhës gjyqësore ndaj të dënuarit Dritan Dajti pasi gjykata e Elbasanit e pati të pamundur të realizojë lidhje me videokonferencë me IEVP Peqin. Ndërkohë Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, ka refuzuar të shoqërojë në Gjykatën e Elbasanit Dritan Dajtin, për arsye sigurie, pasi ka dyshime të bazuar në informacione se ai mund të arratiset.

Dajti kërkon që të konstatohet pavlefshmëria dhe pamundësua për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda, që është dhënë në Korrik 2014, që e la atë në burg përjetë. Ai kërkon lirimin nga burgu me pretendimin se po mbahet në mënyrë të paligjshme, pasi ai e ka kryer dënimin e tij. 

Dritan Dajti, aktualisht është duke vuajtur dënimin në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit, ka kërkuar deklarimin e përfundimit të ekzekutimit të vendimit të dënimit me 25 vjet burgim. Ai ishte në prag të lirimit nga qelia, por Prokuroria në mars 2019 ankimoi vendimin e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, e cila vendosi pranimin e kërkesës për gjykim të shkurtuar të Dritan Dajtit dhe duke ulur dënimin e tij 25 vite burg. Gjykata e Lartë ka rikthyer në burg përjetë Dritan Dajtin, autorin e vrasjes së katër efektivëve të policisë në gusht të vitit 2009.

Dritan Dajti është shpallur fajtor për vrasjen e katër efektivëve të policisë në 7 gusht 2008 në Durrës, Kastriot Feskaj, Altin Dizdari, Sajmir Duçkollari dhe Fatos Xhani gjatë një operacioni për arrestimin e tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB