Aktualitet

Në kërkim dy autorët e plagosjes së Sildi Velajt! Qerim Bello e qëlloi, 36-vjeçari e ndihmoi të arratisej

I plagosuri në momentin e ngjarjes ka qenë duke luajtur letra në brendësi të karburantit me disa shok.

F.I
Në kërkim dy autorët e plagosjes së Sildi Velajt! Qerim
PAMJE NGA VENDNGJARJA

VLORË-Dy persona janë shpallur në kërkim lidhur me plagosjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme (26 Janar) në Orikum. Policia bën me dije se kanë marrë pjesë dy persona, njëri prej tyre Qerim Bello, autori i ngjarjes, ndërsa personi i dytë 36-vjeçari me iniciale E.B. mendohet se ka qenë drejtuesi i mjetit dhe ka ndihmuar Bellon të largohet nga vendi i ngjarjes. 

Njoftimi i policisë:

Në kuadër të hetimeve identifikohet dhe shpallet në kërkim një tjetër shtetas i dyshuar i përfshirë në këtë ngjarje.

Më datë 26.01.2025, rreth orës 18:40, në ambientet e lokalit të një karburanti në Orikum, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Q. B., 28 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri duke plagosur shtetasin S. V, 29 vjeç, banues në Orikum. I dëmtuari është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar.

Nga hetimet e kryera deri tani, është identifikuar dhe shpallur në kërkim edhe bashkëpunëtori i autorit të dyshuar, shtetasi E. B., 36 vjeç, banues në Orikum.

Policia po vijon intensivisht punën për kapjen e tyre, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. Detaje të tjera mbeten pjesë e hetimit, që po kryhet nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë. Materialet u referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Sildi Velaj ndodhej në një bar në një karburant në Orikum dhe është konfliktuar me një tjetër person, të identifikuar si Qerim Bello. Në sherr e sipër Bello ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar 10 herë në drejtim të 29-vjeçarit. 4 plumba e kishin prekur Sildi Velajn, i cili u transportua mbrëmjen e djeshme në Tiranë për mjekim më të specializuar. I plagosuri në momentin e ngjarjes ka qenë duke luajtur letra në brendësi të karburantit me disa shok. Sherri mes tyre mendohet të ketë nisur disa ditë më parë për motive banale./ZËRI

Poll

MOS HUMB