Aktualitet

DËSHMIA/ Ngujoi familjen, Gjykata lë në burg me afat 20 ditë Zhabolin, avokati kërkoi shtrimin në spital

I riu që mbante të ngujuar familjen e tij pritet që ti nënshtrohet një aktiekspertimi për të parë gjendjen e shëndetit të tij mendor

E.K
DËSHMIA/ Ngujoi familjen, Gjykata lë në burg me afat 20 ditë
Jetnor Zhaboli

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë në burg me afat 20 ditë 35-vjeçarin Jetnor Zhaboli, i cili u arrestua pak ditë më parë nga policia, pasi mbante të ngujuar në banesë familjen e tij.  Burime bëjnë me dije për Zërin, se prokurorja Eliona Elezi kërkoi arrest me burg pa afat për të riun. Por pasi dëgjoi avokatin e tij mbrojtës Edison Hasanbashaj që kërkoi shtrim të përkohshëm në spitalin psikiatrik derisa të jetë akt ekspertimi, prokurorja kërkoi arrest në burg 30 ditor.

Gjykata caktoi arrest me burg 20 ditë, në mënyrë që gjatë kësaj kohe i riu ti nënshtrohet një akt ekspertimi për gjendjen e shëndetit mendor. Edhe në Gjykatë Zhaboli i ka qëndruar të njëjtit version, se gjithçka e ka bërë për të mbrojtur familjen e tij.

Zhaboli i tha gjykatës: E kam bërë për t’u kujdesur për familjes sime se kisha frikë për ta.

Mësohet se prindërit e 35-vjeçarit, i kishin punësuar çiftin e bashkëshortëve në një biznes privat në zonën e Krastës, ndërsa më herët Jetnor Zhaboli kishte qenë i punësuar pranë drejtorisë së Tatimeve. Ata e monitoronin të birin duke iu lutur të mjekohej, gjë që ai nuk e kishte pranur.

Jetnor Zhaboli u vu në prangat e policisë së Tiranës ditën e premte, pas një kontrolli në banesën e tij, ku u evidentua fakti që ai mbyllte gruan dhe fëmijët e mitur me çelës në shtëpi, ndërsa kur nuk ndodhej pranë tyre i monitoronte përmes kamerave të sigurisë. Kamerat e sigurisë, përfshirë dhe nëj bllokues të valëve telefonike ishin instaluar në të gjithë ambientin e shtëpisë, ndërkohë që gruaja dhe fëmijët dilnin nga banesa vetëm në praninë e tij. Çifti kishin pasur një raport shumë të mirë mes tyre, por në vitet e fundit Zhaboli me profesion ekonomist, kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor të cilat nuk i kishte kuruar. Është dashur rrëfimi i nënës së tij para hetuesve që ai të vihej në pranga, pasi bashkëshortja e tij, edhe pse e dhunuar kishte vendosur që të heshtte. Në dy raste ajo kishte tentuar vetëvrasjen si pasojë e presionit psikologjik në të cilin ndodhej.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB