Politikë

"Përtej oqeanit"! Berisha mbërrin në SHBA, kreu i PD publikon PAMJET (VIDEO)

Në videon e publikuar, Berisha shfaqet duke përshëndetur shqiptarët që i janë afruar për ta takuar dhe për të shkëmbyer disa momente me të.

zh.ll
"Përtej oqeanit"! Berisha mbërrin në SHBA, kreu i PD
sali berisha ne shba

SHBA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, Berisha ka ndarë pamjet e para nga momenti i mbërritjes. Në videon e publikuar, Berisha shfaqet duke përshëndetur shqiptarët që i janë afruar për ta takuar dhe për të shkëmbyer disa momente me të.

“Përtej oqeanit, një pritje shqiptare, një moment mirënjohjeje”, shkruan Berisha, duke shoqëruar pamjet e mbërritjes.

Gjatë këtij udhëtimi në SHBA, një tur që do të zgjasë rreth një javë, Berisha do të marrë pjesë në disa aktivitete të planifikuara. Përveç Konventës Kombëtare Republikane, që do të zhvillohet në Dallas më 9 dhe 10 shtator, Berisha do të zhvillojë edhe dy takime me komunitetin e shqiptarëve në dy lokacione të ndryshme. Takimi i parë i kreut të PD, nis të dielën në datën 6, në Neë York, të martën, në datën 8, në Texas.

Vizita e kryedemokratit në SHBA vjen pas heqjes së 'non gratës' qershorin e këtij viti, 5 vite pasi Departamenti Amerikan i Shtetit i ndaloi hyrjen në territorin amerikan Sali Berishës dhe familjes së tij. Por, në qershor 2026 u shënua një kthesë e papritur. Më 11 qershor, Departamenti i Shtetit anuloi zyrtarisht masat kufizuese ndaj Berishës, duke i hequr statusin e papërshtatshmërisë për hyrje në SHBA. Më 31 gusht, kryetari i PD u raportua se është pajisur me vizë amerikane, ndërsa dje, 4 shtatot, Berisha u nis në udhëtimin e tij për në SHBA./ZËRI

Poll

MOS HUMB