
RROGOZHINË- Ekipi i futbollit Egnatia do të zhvillojë homazhe në nderim të kapitenit të ndjerë Raphael Dwamena, i cili humbi jetën në fushën e blertë gjatë ndeshjes kundër Partizanit. Ceremonia do të mbahet në ambjentet e stadiumit “Arena Demrozi” dhe do të fillojë në orën 13:00.
Ndërkohë zëdhënësi i shtypit i klubit Egnatia, Xhevdet Zekaj ka njoftuar se në rasin e Raphael Dwamena u bënë të gjitha përpjekjet për ta sjellë në jetë, por futbollisti nuk mundi të mbijetonte. Dwamena ndjenjat një minutën e 25-të të ndeshjes mes Egnantias dhe Partizanit.
'Gruaja e tij ka qenë prezente në të gjitha çastet dhe momentet e fundit të tij: në ambulancë, te morgu në Kavajë. Ajo është nga Gana, një grua heroinë, çuditërisht jo si ne, nuk ka derdhur asnjë pikë loti, por vetëm këndonte ritet fetare duke iu lutur Zotit që e mori për ta çuar në Parajsë. Na ka dhënë një shembull të përcjelljes humane me duartrokitje dhe përshëdetje nga të gjithë. Mjafton t’u them që Dwamena ishte gati të nënshkruante një kontratë shumë të mirë në Arabinë Saudite, të cilat kanë këmbëngulur që ai të luajë. Unë personalisht kam humbur një mik, presidenti ka humur një djalë dhe një shok. Skuadra ka dy ditë që vetëm qan dhe është në një shok të tmerrshëm psikologjik, sepse Dwamena kishte frikë të shkelte barin se mos e lëndonte"-u shpreh Zekaj.
Raphael Dwamena pësoi atak kardiak në fushën e blertë gjatë ndeshjes kundër Partizanit në stadiumin e Rrogozhinës. Autor i 8 ndeshjeve dhe 2 golave me kombëtaren afrikane, një lojtar për të cilin, zviceranët e Zuri paguan 600 mijë euro për ta blerë nga austriakët e Austria Lustenau në janarin e vitit 2017, u nda nga jeta ditën e djeshme 10 nëntor. Vdekja e Dwamena-s u konfimua nga mjekët e spitalit të Kavajës, ndërsa autoritetet shqiptare kanë nisur hetimet për të zbardhur nëse ka pasur apo jo neglizhencë nga institucionet e vendit tonë, që në janar të këtij viti, vendosën firmosjen e kontratës me futbollistin./Zëri.ai