
TIRANË- Një 46-vjeçare është marrë me forcë në makinë dhe kanosur nga dy gra. Ngjarja sipas Policisë ka ndodhur dy ditë më parë në rrugën "Egnatia". Përmes një njoftimi për mediat blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se gjithçka ka ardhur pas një konflikti për motive të dobëta.
Dy autoret, të identifikuara si Anila Qose dhe Erinda Lekgegaj në bashkëpunim me njëra-tjetrën kanë marrë me forcë në automjetin e tyre 46-vjeçaren dhe e kanë kanosur. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë. I hoqën lirinë një shtetaseje dhe e kanosën atë, për motive të dobëta, falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, identifikohen dhe vihen në pranga 2 autoret e dyshuara. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, menjëherë pas njoftimit të marrë se dy shtetase, kishin marrë forcërisht në automjetin e tyre, një 46-vjeçare, si dhe e kishin kanosur atë për motive të dobëta, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autoreve të kësaj ngjarje, dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.
Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, u identifikuan dhe u vunë në pranga 2 autoret e dyshuara, shtetaset A. Q., 40 vjeçe, banuese në Kamëz, dhe E. L., 36 vjeçe, banuese në Tiranë. Nga veprimet hetimore dyshohet se dy të arrestuarat, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, më datë 12.10.2023, në rrugën "Egnatia", kanë marrë me forcë në automjetin e tyre dhe kanë kanosur një 46-vjeçare, për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./Zëri.ai