Aktualitet

Dy seanca në 3 ditë, Fredi Beleri kërkon lirinë me kusht, vendimi shtyhet për në muajin Shtator

Seanca e sotme është shtyrë gjithashtu për shkak të lejes së zakonshme të gjyqtarit

E.K
Dy seanca në 3 ditë, Fredi Beleri kërkon lirinë me kusht,
Fredi Beleri

TIRANË- Fredi Beleri nuk do të lirohet me kusht, të paktën deri në muajin Shtator, kur është caktuar dhe seanca e radhës ndaj tij në Gjykatën e Fierit, pasi edhe sot ky institucion dështoi që të merrte një vendim për eurodeputetin grek. Ish-kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, Fredi Beleri la sërish sot qelinë, për t’u paraqitur në gjykatën e Fierit, ku u zhvillua seanca e radhës për shqyrtimin e kërkesës së tij për lirim me kusht.

Në seancën e parë që u zhvillua më 25 korrik, nuk u mor asnjë vendim për shkak se Drejtoria e Burgjeve nuk paraqiti raportin e vlerësimit pasi mungonte dëshmia e penalitetit. Edhe në seancën pasardhëse Beleri qëndroi vetëm 20 minuta në ambientet e Gjykatës së Fierit për t’u kthyer sërish në burgun e sigurisë së lartë për shkak të mungesës së dokumentacionit.

Edhe në seancën e kësaj të mërkure, kërkesa e Fredi Belerit për lirimin me kusht është shtyrë për datën 2 shtator. Drejtoria e Burgjeve ka dorëzuar më në fund raportin për Belerin, sipas avokatit Geni Gjyzari.

Avokati ka deklaruar se burgjet janë në varësi të kryeministrit, i cili, "për shkak të frikës nga zgjedhjet që do të mbahen së shpejti në Himarë, ka urdhëruar që Beleri të mos lirohet".

Seanca është shtyrë gjithashtu për shkak të lejes së zakonshme të gjyqtarit.

"Fatkeqësisht, Beleri do të vazhdojë të vuajë dënimin deri në kthimin e gjyqtarit", shprehet avokati Geni Gjyzari./ZËRI 

Poll

MOS HUMB