Aktualitet

"Dy të arrestuarit në rol dytësor"/ Artan Hoxha: Ekzekutorët e Bejtjas erdhën nga jugu, shumë të rrezikshëm

Sipas tij hetuesit kanë si pistë kryesore pikërisht konfliktet në këtë zonë, Fushë Krujë-Nikël. 

a.l
"Dy të arrestuarit në rol dytësor"/ Artan Hoxha:
Artan Hoxha

TIRANË- Edison Haxhiu, dhe Ilir Beqaraj  u vunë në prangat e policisë të akuzuar për vrasjen e ish-policit të burgut Gentian Bejtjas pranë banesës së tij në Fushë-Krujë. Gazetari Artan Hoxha i konsideron dy të arrestuarit si të parëndësishëm në atentat, duke mos qenë as ekzekutorët dhe as porositësit. I ftuar në emisionin "Të paekspozuarit" Hoxha tha se ata dyshohet të kenë ndihmuar me logjistikën në këtë atentat, por se ekzekutorët janë një grup nga jugu, mjaft i rrezikshëm, të cilët kanë punuar për llogari të porositësve që janë nga e njëjta zonë si Gentian Bejtja. Sipas tij hetuesit kanë si pistë kryesore pikërisht konfliktet në këtë zonë, Fushë Krujë-Nikël. 

"Pista? Janë ngritur disa versione, por më i qëndrueshmi është që njerëzit më të interesuar për ekzekutimin e Gentian Bejtjes, që i kanë kryer katër atentate, janë të zonës aty rrotull. Dëmin më të madh e ka bërë në atë zonë, Fushë Krujë, Nikël, Paskuqn, Larushk. Në goditjen e Marklen Hakës, në një atentat ku u plagosu Durim Bami, në vrasjen e Iljaz Calit. Hetuesit janë të përqëndruar për të kuptuar që porosia ka qenë nga ajo zonë. Mënyra si e kanë kryer është tjetër gjë dhe prandaj dyshohet se autorët kanë ardhur nga jugu i vendit", tha ai. 

Pjesë nga intervista:

"Autorët se nuk janë të zonës, por kanë vepruar për interes të grupeve të zonës së Fushë Krujës. Ata që e kanë dashur të vdekur Gentian Bejtjan, janë të zonës afër tij, ndërsa ekzekutorët të ardhur, dyshohen një grup nga jugu, një grup shumë i rrezikshëm. Hyn tek ato çështjet e vështira për t’u zbuluar. U gjetën dy persona për të cilët gjykata cilësoi të ligjshëm arrestimin. Minimumi të gjejnë prova që ti detyrojnë të flasin. Është ngjarje që ka një prapavijë shumë të madhe, jo një ngjarje e organizuar aty për aty.

Përpjekjet e policisë këto ditë, asnjë nga drejtuesit e zonës së Fushë Krujës nuk janë aty, por jashtë shtetit. Kjo tregon që diçka kanë ditur. Në zona të tilla nuk hyn dot dikush nga jashtë, pa dijeninë, lejen dhe miratimin e tyre. Kjo ngjarje ka lidhje me shumë atentate që kanë ndodhur në atë zonë, por jo te pjesa e Vis Martinajt. Më rezulton se Bejtja ka qenë pjesë e aleancës së Martinaj.

Policia i bën këto kur do të vendosë në gjumë njërën palë. Mediat kanë edhe një gjë, futen në internet dhe gjejnë elementë. Ngjarjet kanë lidhje njëra me tjetrën, por duhen ndjekur.

Informacioni për ngjarjen ka qenë shumë i saktë, makina ka hyrë dhe ka bërë goditjen. Të gjithë elementët japin premisa për të shkuar drejt zbardhjes së ngjarjes, por janë te pjesa e personave që janë kapur, që kanë dhënë ndihmë logjistike.

Pista? Janë ngritur disa versione, por më i qëndrueshmi është që njerëzit më të interesuar për ekzekutimin e Gentian Bejtjes, që i kanë kryer katër atentate, janë të zonës aty rrotull. Dëmin më të madh e ka bërë në atë zonë, Fushë Krujë, Nikël, Paskuqn, Larushk.

Në goditjen e Marklen Hakës, në një atentat ku u plagosu Durim Bami, në vrasjen e Iljaz Calit. Hetuesit janë të përqëndruar për të kuptuar që porosia ka qenë nga ajo zonë. Mënyra si e kanë kryer është tjetër gjë dhe prandaj dyshohet se autorët kanë ardhur nga jugu i vendit", tha Hoxha

Të arrestuarit për vrasjen e Gentjan Bejtjas

Edison Haxhiu, dhe Ilir Beqaraj kanë tashmë mbi shpinë akuzat për krijimin e rrethanave për vrasjen e Gentjan Bejtjas. Policia e Shtetit ka vendosur në pranga dy të rinj të lindur në Milot, duke i mbajtur përgjegjës për atentatin e ndodhur në oborrin e shtëpisë së Bejtjas, ku ky i fundit u qëllua me breshëri automatiku. 30-vjeçari Edison Haxhiu, i cili akuzohet për “sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, pasi mendohet se ishte në drejtim të mjetet me të cilët largoi autorët nga vendngjarja. Deri më tani, Haxhiu ka akuzën me të lehtë. 

Përveç tij në pranga ka përfunduar edhe 41-vjeçari, po nga Miloti, me 3 emra. Ilir Beqaraj alias Brahimi, alias Mançellari, akuzohet për dy vepra: “mbajta pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “falsifikimit të dokumenteve”./ZËRI

Poll

MOS HUMB