Aktualitet

Kush është partneri i Ilda Bejlerit/ Influenca me lojrat e fatit, 6 kompanitë dhe 'beja' që i bëri Ervis Martinaj

Si një nga emrat e njohur i përfshirë në fushën e lojrave të fatit nuk mund t’ju shpëtonet telasheve dhe konflikteve me biznesmenë të tjerë të bixhozit, siç ishte Ervis Martinaj.

f.t
Kush është partneri i Ilda Bejlerit/ Influenca me lojrat e fatit, 6
Ervis Martinaj, Ilda Bejleri dhe Ardit Kraja

TIRANË- Ardit Kraja është bizesmeni nga Shkodra i arrestuar nga Policia e Kosovës për organizim të bixhozit ilegal në vend. Kraja është partneri i moderatores Ilda Bejleri. Çifti janë prindër të një vajze, Sienës. Kraja përveçse një prej bizesmenëve më të njohur të lojrave të fatit, është edhe pronar e ortak në shumë firma. Si një nga emrat e njohur i përfshirë në fushën e lojrave të fatit nuk mund t’ju shpëtonte telasheve dhe konflikteve me biznesmenë të tjerë të bixhozit, siç ishte edhe tashmë i zhdukuri, Ervis Martinaj.

Lojrat e fatit në Shqipëri

Ardit Kraja në kohën kur lojërat e fatit ishin ende të ligjshme, padyshim ishte biznesmeni më i suksesshëm i basteve në vend, me kompaninë e tij “Fair play Bast”. Vite më parë në luftën për kontroll dhe territorit sa i përket lojërave të fatit, biznesmeni Ardit Kraja u kërcënua nga Ervis Martinaj. Pasi u kërcënua nga Ervis Martinaj, Kraja u detyrua të fshihej për rreth një muaj nga frika për një kanosje të mundshme, që i solli humbjen e pothuajse të gjitha pikave të basteve në qytetin e Shkodrës.

Kërcënimi u bë fill pas nisjes së aksionit “Fundi i Marrëzisë”! Kërcënimet i sqaroi dhe shpejt u kthye sërish në tregun e lojërave të fatit dhe basteve sportive, edhe pse qeveria me një projektligj i mbylli ato në janar të vitit 2019. Prej asaj kohe të gjithë ata që posedonin pika bastesh, ca prej tyre në lidhje me grupe kriminale, hapën llogari online në 'të zezë' për të vazhduar aktivitetin e tyre të jashtëligjshëm. I gjithë aktiviteti i paligjshëm i Ardian Krajas zhvillohet nga celula të lojërave të fatit të shpërndara në Tiranë, Durrës, Lezhë, Shkodër, etj. Ardit Kraja ishte gjithashtu edhe mes të arrestuarve në operacionin aksionin kundër lojërave të fatit, në muajin shkurt të vitit 2020. Shenjë kjo që tregonte vendosmërinë e tij për të mos hequr dorë nga biznesi fitimprurës. Por e gjithë buja për arrestimin u shua shpejt, pasi biznesmeni u lirua brenda pak orësh.

Arditi u përmend për arrestimin e tij edhe në dosjen e bizesmenit dhe pronarit të UET, Henri Çilit, i cili u përfshi në një marrëdhënie të padenjë, të paligjshme përfitimi. Përfshirja e Çilit kishte të bënte me mënyrën se si organet ligjzbatuese tregohen selektive. Në vitin 2020 Ardit Kraja, u ndalua rreth mesnatës dhe u lirua pas disa orësh. Dikush duhet të jepte shpjegime, ose për ndalimin, ose për lirimin e Krajës, i njohur si ushtrues i aktivitetit të lojërave të fatit kur ishin të ligjshme. Fakti që u bë gjithçka në heshtje, ngre dyshimet për ndalime selektive, që komptomentojnë organet ligjzbatuese.

Pas arrestimit të pronarit të 'Fair play Bast" Ardit Krajës në pranga do të binin edhe bashkëpuntorët e tjerë të përfshirë në skemën e organizimit të basteve sportive pronari i kompanisë 'Eco Bet', Gramoz Murataj, si dhe Ervis Mulaj, vëllain e ish-kryetares së KPA-së Natasha Mulaj. 

Firmat dhe pasuria e Ardit Krajës

Ardit Kraja nuk është vetëm një biznesmen në lojërat e fatit. Emri i tij figuron në “Fair play Bast” “S.A.R ndërtim sh.p.k”, “A.K.M ALBANIAN INVESTMENT GROUP”, “Tirana Capital Invest”, “”TRADE-INVEST”, “Future Enterprises and Investments”, dhe “Abi 2023 Shpk”.

Emri i Ardit Krajës do të përmendej në vitin 2021, ku u raportua sekuestrimi i 400 mijë dollarëve nga SPAK. Kraja është edhe ortaku i biznesmenit të ndërtimit Aleksandër Govaçi. Govaçi akuzohej për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” dhe “Ushtrim pa licencë i veprimtarisë financiare”. Policia konfirmoi se sekuestrimi i 400 mijë dollarëve është bërë pas tentativës së bërë nga Aleksander Govaçi, për transfertën e shumës jashtë vendit, në Australi, në llogari të vëllait të tij të dënuar për vrasje, Ilir Govaçi. Aleksandër Gavoçi është ortak me 50% me biznesmenin Ardit Kraja, në kompaninë “S.A.R Ndërtim”.

Kush është partneri i Ilda Bejlerit/ Influenca me lojrat e fatit, 6
KOMPANI

Në 2021 emri i Ardit Krajës do të përmendej sërish. Një eksperiment i veçantë ekonomik u zhvillua nga Bashkia e Tiranës dhe më konkretisht, institucioni Ujësjelles Kanalizime Tiranë. 40 biçikleta u vendosën të blihen nga UKT për zyrtarët e lartë për vlerën e tenderit 43 milionë lekë të vjetra. Këto para i kaluan kompanisë së vetme në garë, A.K.M Albanian Investment Group, me pronar Ardit Krajën.  

Kush është partneri i Ilda Bejlerit/ Influenca me lojrat e fatit, 6
KOMPANI

Emri i Ardit Krajës figuron edhe në disa kompani të tjera, mes tyre edhe “S.A.R Ndërtim”, me të cilën dyshohet se pastronin paratë bashkë me ortakun e tij Aleksandër Gavoçi. Kompanitë e tjera janë “TRADE-INVEST”, që operon në fushën e import-export, shitja me shumicë dhe pakicë e të gjitha llojeve të pjesëve të këmbimit, gomave të automjeteve dhe të mjeteve bujqësore, baterive, etj, A.K.M ALBANIAN INVESTMENT GROUP SH.P.K, e cila operon në fushën e tregtimit të të gjitha llojeve të mallrave, materialeve, automjeteve me goma dhe zinxhirë të tipeve të ndryshme, makinerive, pajisjeve dhe impianteve të ndryshme të karakterit publik, industrial, bujqësor, tregtar, kulturor, sportiv, të shërbimeve, pjesë kembimi, goma te ndryshme, etj; AKEEL, e cila operon në fushën e ndërtimit të llojeve të ndryshme, përfshirë rrugë, kanalizime, etj. Abi 2023 Shpk dhe Future Enterprises and Investments.

Kush është partneri i Ilda Bejlerit/ Influenca me lojrat e fatit, 6
KOMPANI
Kush është partneri i Ilda Bejlerit/ Influenca me lojrat e fatit, 6
KOMPANI

Ardit Kraja ndodhet prej ditës së martë pas hekurave të burgut në Kosovë. Ai u arrestua në pikën kufitare në Vërmicë dhe pas 48 orësh pritet që të dalë para gjykatës për t'u njohur me masën e sigurisë. Mbi të rëndon akuza  për veprën penale "Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm"./ZËRI

Poll

MOS HUMB