Aktualitet

Dy vëllezërit nga Kosova humbën jetën, dalin PAMJET nga aksidenti në tunelin e Kalimashit

Përplasja ka qenë aq e fortë sa makina ku udhëtonin viktimat është shtypur dhe shkatërruar. 

E.K
Dy vëllezërit nga Kosova humbën jetën, dalin PAMJET nga
Sadik dhe Nesret Osmani

MORINË- Pamjet që po shihni tregojnë momentin e aksidetit fatal në tunelin e Kalimashit një natë më parë. Aksident nga i cili humbën jetën dy persona, Sadik dhe Nesret Osmani, 58 dhe 45 vjeç, vëllezër me njëri-tjetrin. 

Siç shihet në pamjet e siguruara nga "Tv Klan", automjeti tip “Ford”, ku udhëtonin viktimat ka qenë duke lëvizur në korsinë e shpejtësisë kur është goditur nga pas nga makina tip ''Benz''. Përplasja ka qenë aq e fortë sa makina ku udhëtonin viktimat është shtypur dhe shkatërruar. 

Më pas në aksident është përfshirë dhe një autobot, i cili po ashtu është goditur nga "Benz-i". Autoboti rrëshket për disa metra në asfalt.  

Aksidenti tragjik u regjistrua një natë më parë. Viktimat Nesret dhe Sadik Osmani fatkeqësisht humnbën jetën në vendin e ngjarjes. Për shkak të aksidentit për disa orë kishte vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Policia arriti të hapë vetëm njërin kah të rrugës për të lehtësuar fluksin e mjeteve që ishin bërë varg në hyrje të tunelit të Kalimashit dhe përgjatë segmetntit Milot-Morinë./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB