Aktualitet

Dyshohet e porositur nga shqiptarët, sekuestrohet 2.4 ton kokainë në Kolumbi, ishte fshehur mes bananeve

Destinacioni i kokainës do të ishte Holanda e Belgjika.

F.m
Dyshohet e porositur nga shqiptarët, sekuestrohet 2.4 ton kokainë
Bananet ku ishte fshehur droga

KOLUMBI- Rreth 2.4 tonë hidroklorur me përmbajtje kokaine janë vënë nën sekustro nga autoritetet kolumbiane këtë mbrëmje. Autoritetet kolumbiane kanë zhvilluar dy aksione të njëpasnjëshme në portin “Santa Marta” dhe në një prej ngarkesave me kokainë, ka gjetur dhe lëndën që në treg do të përkthehej në rreth 2.6 tonë kokainë.

Lënda narkotike dyshohet të jetë porositur nga karteli ballkanik, pjesë e të cilit janë dhe shqiptarët, ndërsa destinacioni i kokainës do të ishte Holanda e Belgjika. Nga informacionet e deritashme, të raportuara dhe nga mediat vendase, nuk ka asnjë person të arrestuar si përgjegjës të lëndës nakotike. Kokaina rezulton të jetë e një cilësie të lartë që do të sillte miliona euro fitime për grupet që do ta trafikonin.

Poll

MOS HUMB