Aktualitet

“Ke dy djem, mendo për ta”, gjyqtarja kërcënohet me letër nga burgu, kërkon mbrojtje

Pasi ka marrë letrën, Këlliçi i është drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe ka kërkuar mbrojtje të posaçme. 

F.m
“Ke dy djem, mendo për ta”, gjyqtarja kërcënohet me
Gjyqtarja Arnisa Këlliçi

TIRANË- Gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, Arnisa Këlliçi ka marrë një letër kërcënuese dhe kërkon mbrojtje të posaçme në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Letra i është dërguar në vendin e punës dhe lexohen fjalë që shënjestrojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë fëmijët e saj.

“E dashur Arnisa. Keni dy djem ….. dhe ….. Mendoni për ta! Si mund të rroni ju, e jo ata e kjo është e vërtetë. Me respekt,”- shkruhet në letër.

“Ke dy djem, mendo për ta”, gjyqtarja kërcënohet me
Letra

Pasi ka marrë letrën, Këlliçi i është drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe ka kërkuar mbrojtje të posaçme. 

Kërkesa e gjyqtares:

Të nderuar! Para pak ditësh më është bërë me dije nga Kancelari i kësaj Gjykate që kundrejt meje, gjyqtares Amisa Këlliçi, ka patur një kërcënim me jetë. Për këtë fakt unë nuk kam prova, por më është bërë me dije se ka një kallëzim të depozituar nga ana e Kancelarit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Sot më datë 20.01.2024, më ka ardhur një letër kërcënuese, që me aq sa mund të deshifroj përmban kërcënime për mua, fëmijët e mi dhe familjen time. Unë nuk mund të atestoj në asnjë moment për vërtetësinë e kësaj letre. Thënë kjo, për çdo eventualitet, unë kërkoj një mbrojtje të posaçme, për aq sa ju e shihni të nevojshme.

“Ke dy djem, mendo për ta”, gjyqtarja kërcënohet me
Kërkesa

Dyshimet paraprake janë që letra është nisur nga një nga burgjet e sigurisë së lartë, por ende nuk është konfirmuar. Pritet që shkrimi t'i nënshtrohet një ekspertize, nisur dhe nga çështjet që ka në dorë gjyqtarja. Zyrtarisht nuk ka ende asnjë reagim dhe nuk dihen nëse është marrë një masë nga ana e autoriteteve për mbrojtjen e familjes së gjyqtares Këlliçi dhe të vetë asaj. 

 

Poll

MOS HUMB