Aktualitet

Dyshohet se keqtrajtoi 4-vjeçarin në kopsht, nëna e tij dhunon edukatoren në Fier

Nga hetimet paraprake dyshohet se keqtrajtimi i fëmijës ka ndodhur brenda ambienteve të kopshtit, ndërsa nëna e tij dyshohet se ka reaguar duke dhunuar edukatoren.

M.K.
Dyshohet se keqtrajtoi 4-vjeçarin në kopsht, nëna e tij dhunon
foto ilustruese

FIER- Një edukatore 44-vjeçare në një kopsht shtetëror në Fier dyshohet se ka keqtrajtuar një fëmijë 4-vjeçar, ndërsa nëna e të miturit dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj saj.

Për ngjarjen Policia ka proceduar penalisht të dyja gratë. Sipas njoftimit zyrtar edukatorja me inicialet E. P., 44 vjeçe dhe nëna e fëmijës E. L. 29 vjeçe janë të dyja banuese në Fier.

Nga hetimet paraprake dyshohet se keqtrajtimi i fëmijës ka ndodhur brenda ambienteve të kopshtit, ndërsa nëna e tij dyshohet se ka reaguar duke dhunuar edukatoren. Hetimet vijojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë 

"Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht shtetaset E. P., 44 vjeçe, dhe E. L., 29 vjeçe, të dyja banuese në Fier, pasi 44-vjeçarja, edukatore në një kopsht shtetëror, dyshohet se ka keqtrajtuar në kopsht fëmijën 4-vjeçar të 29-vjeçares, ndërsa kjo e fundit dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj edukatores"./ZËRI

Poll

MOS HUMB