
DURRËS- Trupi i 50-vjeçarit Pëllumb Meta, i cili u vra dhe u gropos nga fëmijët e tij, do të prehet nga sot në varreza.
Mësohet se ceremonia mortore do të bëhet sot, më 24 shkurt, te shtëpia e vëllait të tij dhe përcjellja për në varrezat e fshatit Shënvlash në orën 11:00, pasi shtëpia ku Pëllumb Meta jetoi me bashkëshorten dhe fëmijët tërë jetën është e mbyllur.
Djemtë e tij, Hyseni dhe Amarildo si edhe e bija, Hygerta, të tre tek të njëzetat, janë arrestuar tashmë nga Policia për vrasjen e tij, kurse ndaj së shoqes, Blerinës, ka nisur procedimi penal për veprime që penguan zbulimin e së vërtetës. Si rrjedhim, me të gjithë familjen në Polici dhe të përfshirë në vrasjen e kryefamiljarit, nuk ka mbetur askush për ta përcjellë në banesën e fundit nga njerëzit e tij më të afërt.
3 fëmijët e tij ndodhen pas hekurave, nën akuzën e vrasjes në bashkëpunim, ndërsa bashkëshortja nën hetim për fshehjen e krimit./ZËRI