TEPELENË- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tepelenë, rreth 1 kilometër në perëndim të qytetit, mbi lumin e Bënçës, ku ka humbur jetën një i ri.
Sipas të dhënave paraprake, motoçikleta me të cilën po udhëtonte është përplasur me bordurën metalike anës rrugës.
Si pasojë e goditjes së fortë, drejtuesi i mjetit, Ergest Qenani, 25 vjeç, banues në Tepelenë, ka marrë dëmtime të rënda në kokë dhe nuk ka mundur të mbijetojë.
NJOFTIMI I POLICISË
Pasditen e djeshme, në aksin rrugor “Tepelenë-Bënç”, shtetasi E. Q., 25 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin, është rrëzuar dhe për pasojë u dëmtua dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.
25-vjeçari ka humbur jetën në spital në mbrëmje, si pasojë e plagëve, pavarësisht ndihmës mjekësore.
Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidenit. /ZËRI