
TIRANË- Një 21-vjeçare është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore ditën e djeshme në Tiranë. Gjatë dëshmisë së saj e reja tha se është goditur me sende të forta nga një person në rrugën “Gjon Buzuku”. Policia bën me dije se i dyshuari është identifikuar dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Më datë 27.12.2024, rreth orës 23:40, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore shtetasja K.Ç, 21 vjeçe, e cila deklaron se tek rruga Gjon Buzuku, është goditur me sende të forta nga një shtetas i identifikuar si K.K. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia. /ZËRI