Aktualitet

Festat rikthejnë emigrantët! Nga veriu në jug, fluks në pikat kufitare

Për të shmangur radhët kilometrike po punohet me 8 sportele në të dyja anët e kufirit.

I.F
Festat rikthejnë emigrantët! Nga veriu në jug, fluks në
Pika Kufitare

TIRANË- Festat e fundvitit rikthejnë emigrantët në Shqipëri! Në vendin tonë pikat kufitare në Morinë dhe në Kapshticë po përballen me fluks të lartë lëvizjeje. Vetëm në Morinë në 24 orët e fudit kanë hyrë dhe dalë 25 mijë udhëtarë. Për të shmangur radhët kilometrike po punohet me 8 sportele në të dyja anët e kufirit.

Po ashtu, edhe në doganën e Kapshticës raportohet për fluks udhëtarësh ku në 24 orët e fundit janë regjistruar rreth 8 mijë emigrantë në hyrje dhe dalje. Për të përballuar këtë fluks sidomos në hyrje autoritetet tona, po punojnë me sportele maksimale duke i alternuar në varësi të situatës. /ZËRI

Poll

MOS HUMB