Aktualitet

E rëndë në Elbasan, i riu thyen xhamin e dritares, humb jetën

I riu ka humbur jetën në spital

E.K
E rëndë në Elbasan, i riu thyen xhamin e dritares, humb
Foto ilustruese

ELBASAN - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku një i ri ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike.

Gjatë ditës së djeshme 27-vjeçari, duke qenë në gjendje të dehur dhe në kushte të rënduara psikologjike, ka thyer xhamin e dritares së banesës së tij dhe është dëmtuar në krah.

Pavarësisht asistencës mjekësore dhe transportimit me urgjencë në spital, ai nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka humbur jetën mëngjesin e sotëm.

Njoftimi i policisë:

Ditën e djeshme, rreth orës 17:30, në spitalin e Elbasanit, është dërguar për të marrë mjekim shtetasi 27 vjeç, banues në fshatin Gjinar. Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se 27-vjeçari, në gjendje të dehur dhe në kushte të rënduara psikologjike, ka thyer xhamin e dritares së banesës së tij dhe si pasojë është dëmtuar në krah. Pavarësisht asistencës mjekësore, 27-vjeçari ka humbur jetën në spital, mëngjesin e sotëm.

Poll

MOS HUMB