
Foto ilustruese
GRAMSH- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të premteje në fshatin Lenie të Gramshit.
Një 51-vjeçar i identifikuar si Fisnik Vrapi ka humbur jetën teksa ka qenë duke punuar në ndërtimin e një HEC-i, në fshatin Lenie.
Njoftimi i policisë:
Mesditën e sotme, në fshatin Grabovë, shtetasi 51 vjeçari, punonjës i një firme ndërtimi, gjatë kohës që ka qenë duke kryer punime për ndërtimin e një hidrocentrali, dyshohet se aksidentalisht është dëmtuar nga një mjet pune i kësaj firme.
Si pasojë e dëmtimeve, 51-vjeçari ka humbur jetën gjatë transportimit në spital. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Poll