Aktualitet

U raportua se i shpërtheu bombula dhe u hodh nga ballkoni, policia: Gruaja ishte lyer me benzinë, i vuri flakën vetes

Kur ballkoni i një apartamentit të saj është përfshirë nga flakët, e zonja e shtëpisë është rrëzuar në përpjekje për të shpëtuar

E.K
U raportua se i shpërtheu bombula dhe u hodh nga ballkoni, policia: Gruaja
Foto ilustruese

TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Korçë. Një grua është hedhur nga ballkoni i pallatit ku jetonte pasi apartamenti i saj në katin e katërt dhe aktualisht është në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Fillimisht u raportua se e reja ishte hedhur për t’i shpëtuar zjarrit për shkak se i kishte shpërthyer bombula e gazit, por duket se e vërteta është ndryshe.

Sipas Policisë së Korçës, 49-vjeçarja e identifikuar me inicialet S.K., i ka vënë flakën vetes dhe më pas është hedhur nga ballkoni. Si pasojë, ajo ka marrë djegie dhe dëmtime të shumta trupore. Ndaj edhe është sjellë në Tiranë për një mjekim më të specializuar.

“Sot më datë 04.07.2024 rreth orës 14:30, në lagjen nr.10, Korçë, shtetasja S.K., rreth 49 vjeçe, dyshohet se është lyer me lëndë djegëse, i ka vënë flakën vetes dhe më pas është hedhur nga ballkoni. Si pasojë kjo shtetase ka marrë djegie dhe dëmtime trupore dhe ndodhet për mjekim, në spital,”-bën me dije Policia./ZËRI

Poll

MOS HUMB