Aktualitet

Gruaja vrau kunatin brenda shtëpisë, u vetëdorëzua në polici, zbulohen konfliktet mes tyre

Sipas dyshimeve të para, vrasja ka ndodhur për shkak të disa konfliketeve familjare.

I.F
Gruaja vrau kunatin brenda shtëpisë, u vetëdorëzua në
Xhevdet Millaku dhe Nazmije Millaku

PRISHTINË- Një ngjarje tragjike tronditi Prishtinën mbrëmjen e djeshme, ku një grua, 56 vjeçe, vrau kunatin e saj, 60 vjeç. Sipas policisë autorja e krimit është Nazmije Millaku dhe viktima është identifikuar si Rexhep Millaku, i cili punonte në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Sipas dyshimeve të para, vrasja ka ndodhur për shkak të disa konfliketeve familjare. 56-vjeçarja dhe kunati i saj jetonin në të njëjtën shtëpi, por hyrjet i kishin të ndryshme. Nazmije Millaku pasi vrau kunatin e saj u vetëdorëzua në polici, ku pranoi se ekzekutoi vëllain e bashkëshortit.

“Lidhur me rastin e vrasjes së rëndë, në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë, ju njoftojmë se prokurorja kujdestare nga Departamenti për Krime të Rënda, ka dalë në vendin e ngjarjes, nga aty në bashkëpunim të plotë me policinë e njësitë relevante kanë marrë veprime hetimore, me qëllim të ndriçimit të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Me urdhër te Prokurorisë, e dyshuara (56 vjeçe) është dërguar ne mbajtje, për shkak te veprës penale “Vrasja e rende”, si dhe është sekuestruar arma, si mjet i kryerjes se veprës penale.

Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person e dyshuara: -N.M. femër”, njofton Policia. /ZËRI

Poll

MOS HUMB