Aktualitet

E rëndë në Kosovë/ Vriten dy persona me armë zjarri, dyshohet se autori është djali i ish-kandidatit të LDK-së

I riu është arrestuar nga policia si i dyshuari kryesor i vrasjes së dyfishtë që ndodhi sonte në një lokal në Klinë.

I.F
E rëndë në Kosovë/ Vriten dy persona me armë zjarri,
Pamje nga vendngjarja

KLINË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë ku një 21-vjeçar ka qëlluar për vdekje me armë zjarri dy persona. Dyshohet se autori është Adrian Hoti, djali ish-kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Besim Hoti. I riu është arrestuar nga policia si i dyshuari kryesor i vrasjes së dyfishtë që ndodhi sonte në një lokal në Klinë.

Dyshohet se Hoti, pas një konflikti me viktimat nxorri armën e zjarrit dhe qëlloi drejt tyre. Njëri prej viktimave ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa tjetri në spital, si pasojë e plagëve të marra. /ZËRI

Poll

MOS HUMB