Aktualitet

Marrëdhënie prej dy vitesh! 29-vjeçari dhe 12-vjeçarja jetonin në një shtëpi, abuzoi me vajzën e njerkës

E mitura ka pranuar në sy të psikologut se me 29-vjeçarin kanë qenë prej 2 vitesh të lidhur

E.K
Marrëdhënie prej dy vitesh! 29-vjeçari dhe 12-vjeçarja
Foto ilustruese

POGRADEC- Një 29-vjeçar është ndaluar nga policia, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur. Ngjarja bëhet edhe më e rëndë, për shkak se nëna e vajzës, dhe partneri i djalit kanë pasur bashkëjetesë mes tyre. Rrjedhimisht edhe i riu dhe e mitura kanë jetuar në të njëjtën shtëpi.

Ka qenë pikërisht nëna e vajzës ajo që ka denoncuar në polici 29-vjecarin me iniciale K.T, për marrëdhënie seksuale me të miturën. Sipas grupit hetimor nëna ka qenë në dijeni të rastit, por e ka denoncuar vetëm kur lidhja e saj me babain e të riut ka marrë fund.

Policia e Pogradecit ka filluar hetimet për rastin ndërkohë që vajza minorene, në prani të psikologëve ka bërë me dije se prej 2 vitesh kishte një lidhje me 29-vjeçarin. Gjithsesi, policia edhe për shkak të moshës së vajzës ka arrestuar 29-vjeçarin dhe ka filluar hetimet.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec ndaluan me iniciativë shtetasin K. T., 29 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur 12-vjeçare, e cila në prani të prindërve të saj dhe psikologëve ka deklaruar se ka një lidhje 2-vjeçare me shtetasin K. T.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme./ZËRI 

Poll

MOS HUMB